E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e cmimeve, Gjana mbledh donatorët

Ministria e Bujqësisë ka
mbledhur dje donatorët
kryesorë për financimin e sektorit
të bujqësisë, duke u nisur
dhe nga rritja e çmimeve për artikujt
ushqimorë. Të mbledhur
për konferencën "Financimi i
bujqësisë dhe i zonave rurale",
specialistë vendas dhe të huaj
kanë diskutuar skemat më të mira
qëmundtëpërshtatennëmbështetje
të sektorit. Zyrtarë të ministrisë
u shprehën se, "mbështetja
dhe përparimi i sektorit bujqësor
është një alternativë shumë e
mirë në kushtet e krizës ushqimore
të përgjithshme globale".
Ministria ka nisur përgatitjet për
një marrëveshje prej 100 milionë
dollarësh me Bankën Botërore,
e cila synon rikonstruksionin e digave
të rezervuarëve, ndërsa një
program tjetër me vlerë të
përgjithshme 8 milionë euro do
të zbatohet në fusha të tjera të
bujqësisë. Sipas drejtorit të USAID,
Eduard Landau, "aktualisht
kreditimi për bujqësinë në Shqipëri
është tepër i ulët dhe arrin
në 5% të kreditimit total për
ekonominë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›