Inflacioni, rriten me 3.1% pagat e të gjithë buxhetorëve
Qeveria ka vendosur që të
indeksojë pagat për
sistemin shtetëror, duke iu
referuar inflacionit vjetor
të vitit 2007. Sipas INSTAT-it, inflacioni
për këtë periudhë shënoi
nivelin 3,1 për qind, dhe me këtë
masë qeveria ka menduar të rrisë
pagat në shtet. Përfitojnë pothuajse
të gjitha kategoritë, pavarësisht
nivelit të pagës, ndërsa shpërndarja
me diferencën që do të rritet,
nis më 1 korrik. Kjo për faktin se
Ministria e Financave ka parashikuar
shtesa të tjera rritjeje në pagë,
por kësaj here vetëm për një pjesë
të administratës shtetërore. Në
total, i gjithë efekti financiar që
rrjedh nga indeksimi i pagës si shkak
i rritjes së inflacionit, llogaritet
rreth 2 miliardë lekë. Aktualisht
niveli i inflacionit është më i lartë
se ai i përllogaritur për t‘u marrë si
bazë në indeksimin e pagës. Në
krahasim me vitin e kaluar, çmimet
kanë pësuar rritje të ndjeshme,
duke ndikuar në inflacion, por që
gjithsesi mbeti nën nivelin e
dëshiruar nga Banka e Shqipërisë.
Aktualisht, inflacioni regjistron
nivel prej 4,6 përqindësh, një rekord
më vete, ku kontributin më
të madh në rritjen e tij e kanë ofruar
artikujt kryesorë të ushqimit.
Por qeveria nuk ka marrë për bazë
çmimet aktuale që sollën këtë shkallë
inflacioni, por atë të vitit të
kaluar, ku situata paraqitej shumë
më ndryshe se sot.
Vendimi
Sipas qeverisë, indeksimi
parashikohet të kryhet, bazuar në
përfundimet e studimit të kryer në
bashkëpunim me partnerët socialë
për ndarjen e indeksit të
rritjes reale të pagave nga indeksi
i çmimeve për shkak të inflacionit.
Indeksimi i pagave bëhet një herë
në vit, në përputhje me afatet e
parashikuara në buxhetin e shtetit,
ndërsa qeveria, brenda datës
31 mars të çdo viti, miraton masën
e indeksimit të pagave. Indeksi i
përgjithshëm i çmimeve, si dhe
vlera e inflacionit për indeksimin
e çmimeve shpallet nga INSTAT-i,
duke u bazuar në një shportë mallrash
e shërbimesh, të ndryshme
nga ajo që përdoret për llogaritjen
e indeksit të çmimeve të konsumit
në përgjithësi. E duke u nisur nga
kjo, INSTAT-i, në janar 2008, deklaroi
se, inflacioni vjetor për vitin
2007, është 3.1 për qind. Nga përllogaritjet
rezulton se efekti financiar
i miratimit të këtij vendimi për
institucionet buxhetore do të jetë
175 milionë lekë në muaj, nga të
cilat 147 milionë lekë për pagat dhe
28 milionë lekë në muaj për sigurimet
shoqërore. Ky efekt, për ministritë
dhe institucionet e tjera buxhetore,
do të përballohet nga fondet
buxhetore të miratuara nga
çdo institucion për vitin 2008 me
ligjin e buxhetit të shtetit. Për organet
e qeverisjes vendore do të
përballohet nga fondet e akorduara
për pagat për vitin 2008. Ndërsa
për ndërmarrjet shtetërore me
kapital 100 për qind shtetëror do
të përballohet nga vetë ndërmarrjet,
kurse për ato ndërmarrje të
cilat në fund të 2007-s kanë rezultuar
me humbje, do të merret më
parë miratimi i fondit të pagave
nga ministria e linjës, pasi të ketë
paraqitur programin e zhvillimit
për vitin 2008.
indeksojë pagat për
sistemin shtetëror, duke iu
referuar inflacionit vjetor
të vitit 2007. Sipas INSTAT-it, inflacioni
për këtë periudhë shënoi
nivelin 3,1 për qind, dhe me këtë
masë qeveria ka menduar të rrisë
pagat në shtet. Përfitojnë pothuajse
të gjitha kategoritë, pavarësisht
nivelit të pagës, ndërsa shpërndarja
me diferencën që do të rritet,
nis më 1 korrik. Kjo për faktin se
Ministria e Financave ka parashikuar
shtesa të tjera rritjeje në pagë,
por kësaj here vetëm për një pjesë
të administratës shtetërore. Në
total, i gjithë efekti financiar që
rrjedh nga indeksimi i pagës si shkak
i rritjes së inflacionit, llogaritet
rreth 2 miliardë lekë. Aktualisht
niveli i inflacionit është më i lartë
se ai i përllogaritur për t‘u marrë si
bazë në indeksimin e pagës. Në
krahasim me vitin e kaluar, çmimet
kanë pësuar rritje të ndjeshme,
duke ndikuar në inflacion, por që
gjithsesi mbeti nën nivelin e
dëshiruar nga Banka e Shqipërisë.
Aktualisht, inflacioni regjistron
nivel prej 4,6 përqindësh, një rekord
më vete, ku kontributin më
të madh në rritjen e tij e kanë ofruar
artikujt kryesorë të ushqimit.
Por qeveria nuk ka marrë për bazë
çmimet aktuale që sollën këtë shkallë
inflacioni, por atë të vitit të
kaluar, ku situata paraqitej shumë
më ndryshe se sot.
Vendimi
Sipas qeverisë, indeksimi
parashikohet të kryhet, bazuar në
përfundimet e studimit të kryer në
bashkëpunim me partnerët socialë
për ndarjen e indeksit të
rritjes reale të pagave nga indeksi
i çmimeve për shkak të inflacionit.
Indeksimi i pagave bëhet një herë
në vit, në përputhje me afatet e
parashikuara në buxhetin e shtetit,
ndërsa qeveria, brenda datës
31 mars të çdo viti, miraton masën
e indeksimit të pagave. Indeksi i
përgjithshëm i çmimeve, si dhe
vlera e inflacionit për indeksimin
e çmimeve shpallet nga INSTAT-i,
duke u bazuar në një shportë mallrash
e shërbimesh, të ndryshme
nga ajo që përdoret për llogaritjen
e indeksit të çmimeve të konsumit
në përgjithësi. E duke u nisur nga
kjo, INSTAT-i, në janar 2008, deklaroi
se, inflacioni vjetor për vitin
2007, është 3.1 për qind. Nga përllogaritjet
rezulton se efekti financiar
i miratimit të këtij vendimi për
institucionet buxhetore do të jetë
175 milionë lekë në muaj, nga të
cilat 147 milionë lekë për pagat dhe
28 milionë lekë në muaj për sigurimet
shoqërore. Ky efekt, për ministritë
dhe institucionet e tjera buxhetore,
do të përballohet nga fondet
buxhetore të miratuara nga
çdo institucion për vitin 2008 me
ligjin e buxhetit të shtetit. Për organet
e qeverisjes vendore do të
përballohet nga fondet e akorduara
për pagat për vitin 2008. Ndërsa
për ndërmarrjet shtetërore me
kapital 100 për qind shtetëror do
të përballohet nga vetë ndërmarrjet,
kurse për ato ndërmarrje të
cilat në fund të 2007-s kanë rezultuar
me humbje, do të merret më
parë miratimi i fondit të pagave
nga ministria e linjës, pasi të ketë
paraqitur programin e zhvillimit
për vitin 2008.