Depozitat e naftës dhe gazit do të spostohen në Porto Romano
Këshilli i Ministrave ka miratu
ar dje studimin "Zhvillimi i integruar
(në sinergji) i zonës energjetike
dhe industriale të Porto Romanos,
Durrës, infrastruktura
dhe konturet e saj". Kështu, brenda
tri muajve nga hyrja në fuqi e
këtij vendimi do të përgatitet, për
t‘u paraqitur në Këshillin Rregullues
të Territorit të Republikës së
Shqipërisë, masterplani për këtë
zonë dhe për infrastrukturën përkatëse
të lidhjes së saj me rrjetin
rrugor automobilistik dhe hekurudhor,
si dhe me rrjetin elektroenergjetik
kombëtar. Qeveria
këtë detyrë ia ka vendosur Ministrisë
së Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës, e cila duhet që
brenda kësaj periudhe të
paraqesë aktin nënligjor për
kushtet dhe procedurat e
dhënies të së drejtës subjekteve
juridike për marrjen në dispozicion
të sipërfaqeve të parashikuara
për ndërtimin e objekteve
dhe zhvillimin e veprimtarisë
përkatëse në zonën energjetike
dhe industriale të Porto Romanos.
Kjo zonë do të shërbejë
për depozitimin e naftës dhe
gazit në një pikë të vetme, duke
zëvendësuar funksionin që ushtrojnë
depozitat e karburantit në
Portin Durrës e Shëngjin. Madje
për këtë të fundit, ka hyrë në fuqi
urdhri që më 17 prill, për moslejimin
e ankorimit të anijeve të
ngarkuara me karburant. Në këto
porte janë të pozicionuara depozita
me karburant në sasi prej 35
mijë tonësh, por prania e rrezikut
të ndonjë shpërthimi me pasoja
mjaft të rënda, detyron qeverinë
t‘i zhvendosë ato në zonën bregdetare
të Porto Romanos. Për
ndërtimin e portit në këtë zonë
është kontraktuar një shoqëri
ndërtimi, e cila ka nisur punimet
që pritet të përfundojnë brenda
vitit. Sipas vendimit të qeverisë,
shoqëritë e karburanteve kanë
afat deri më 17 korrik 2008 për të
spostuar lëngun djegës drejt Porto
Romanos. Për këtë qëllim kanë
nisur negociatat me shoqëritë në
përcaktimin e hapësirave ku do të
vendosen depozitat.
ar dje studimin "Zhvillimi i integruar
(në sinergji) i zonës energjetike
dhe industriale të Porto Romanos,
Durrës, infrastruktura
dhe konturet e saj". Kështu, brenda
tri muajve nga hyrja në fuqi e
këtij vendimi do të përgatitet, për
t‘u paraqitur në Këshillin Rregullues
të Territorit të Republikës së
Shqipërisë, masterplani për këtë
zonë dhe për infrastrukturën përkatëse
të lidhjes së saj me rrjetin
rrugor automobilistik dhe hekurudhor,
si dhe me rrjetin elektroenergjetik
kombëtar. Qeveria
këtë detyrë ia ka vendosur Ministrisë
së Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës, e cila duhet që
brenda kësaj periudhe të
paraqesë aktin nënligjor për
kushtet dhe procedurat e
dhënies të së drejtës subjekteve
juridike për marrjen në dispozicion
të sipërfaqeve të parashikuara
për ndërtimin e objekteve
dhe zhvillimin e veprimtarisë
përkatëse në zonën energjetike
dhe industriale të Porto Romanos.
Kjo zonë do të shërbejë
për depozitimin e naftës dhe
gazit në një pikë të vetme, duke
zëvendësuar funksionin që ushtrojnë
depozitat e karburantit në
Portin Durrës e Shëngjin. Madje
për këtë të fundit, ka hyrë në fuqi
urdhri që më 17 prill, për moslejimin
e ankorimit të anijeve të
ngarkuara me karburant. Në këto
porte janë të pozicionuara depozita
me karburant në sasi prej 35
mijë tonësh, por prania e rrezikut
të ndonjë shpërthimi me pasoja
mjaft të rënda, detyron qeverinë
t‘i zhvendosë ato në zonën bregdetare
të Porto Romanos. Për
ndërtimin e portit në këtë zonë
është kontraktuar një shoqëri
ndërtimi, e cila ka nisur punimet
që pritet të përfundojnë brenda
vitit. Sipas vendimit të qeverisë,
shoqëritë e karburanteve kanë
afat deri më 17 korrik 2008 për të
spostuar lëngun djegës drejt Porto
Romanos. Për këtë qëllim kanë
nisur negociatat me shoqëritë në
përcaktimin e hapësirave ku do të
vendosen depozitat.