E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat e fatit, forcohen kompetencat e Rulit

Pas krijimit të Njësisë së
Mbikëqyrjes të Lojërave të
Fatit (NJMLF), ministri i Ekonomisë
dhe Tregtisë ka propozuar elementë
të tjerë që forcojnë monitorimin
e tregut të lojërave të fatit
dhe kazinove. Përveç kësaj, tashmë
ministria ka të
drejtë të kërkojë apo
jo heqjen e licencës,
duke urdhëruar tatimorët
që të ndërhyjnë
për rastet që
parashikon ligji "Për
lojërat e fatit, kazinotë
dhe hipodromet".
Ky i fundit
ka pësuar dje disa
ndryshime, të miratuara
në Këshillin e
Ministrave, me
synim që të rregullojë
dhe përmirësojë tregun.
Kështu, në projektligj, neni 6, pika
2, përcaktohet se, organizatori i
pajisur me licencën për organizimin
e lojërave të aftit mund të
ushtrojë veprimtarinë në të gjithë
territorin e vendit, por më parë i
duhet të marrë miratimin paraprak
nga ministri i Ekonomisë dhe
Tregtisë, Genc Ruli, për hapjen e
çdo salle ku do të ushtohet veprimtaria.
Gjithashtu, subjekti duhet të
bëjë njoftimin në ministri për
mbylljen e sallës, ndërsa për procedurat
që do të ndiqen në hapjen
e aktivitetit, duhet t‘i referohet
ligjit "Për procedurat tatimore". Po
ashtu, në nenin 7
është ndryshuar,
duke përcaktuar se
përzgjedhja e subjektit
për dhënien e
licencës "Lotari Kombëtare"
bëhet me
konkurrim të hapur,
pas shpalljes së ftesës
për ofertë nga
ministria përgjegjëse,
rasti konkret
ajo e Ekonomisë dhe
Tregtisë. Një ndryshim
tjetër thelbësor
lidhet me detyrimet fiskale.
Kështu, në nenin 30, fjalët "1 për
qind të fitimit neto mujor të
parashikuar" do të zëvendësohen
me "1 për qind të të ardhurave vjetore
të shitjeve". Të ardhurat nga
ky detyrim shtesë do të shkojnë
për financimin e NJMLF-së, pasi
me të ardhurat aktuale nuk bëhet
i mundur vijimi i aktivitetit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›