Matvijenko, "caresha" e Putinit
Pas zërave për romancën e re
të bashkëshortit, Lydmilla
Putina mund të bëhej xheloze
edhe për zonjën simpatike 48-
vjeçare, një tjetër "mikeshë" e
ngushtë e Vladimir Putinit. Emri i
saj është Valentina Ivanova
Matviyenko, që ndryshe e quajnë
"gruaja e hekurt ruse". Nëpër
rrugët e Shën Petërburgut, të
gjithë e njohin si "Teto Vaiya". Valentina
Matviyenko, prej kohësh ka
qenë një mbështetëse e fortë e
Putin, për të cilin flet sikur është
"babai i kombit që shpëtoi Rusinë
nga oligarkët dhe komunistët".
"Duhej të ishte ende President
dhe fakti që nuk donte ta ndryshonte
Kushtetutën e rrit akoma
më shumë admirimin tim ndaj atij
njeriu", ka deklaruar kohët e fundit
në një intervistë për "Moscow
Times". Putin prej kohësh e di këtë,
madje deri pak muaj më parë
Matviyenko ishte ndër kandidatët
më të fortë për presidencën e federatës
ruse. Por ata që mendonin
për një Presidente femër në Rusi
para se të bëhej në Amerikë, u zhgënjyen,
sepse siç dihet, Presidenti
i ri është Dimitry Medmedev.
Gruaja e hekurt, me karakter të
fortë, është guvernatore e qytetit
rus në një konkurrencë të përjetshme
me kryeqytetin, është guvernatore
e Shën Petërburgut. Me
famën e një administratoreje të
mirë, e ashpër ndaj kritikave dhe
me një oratori të papërmbajtshme,
Valentina është e zonja të
tërheqë edhe vëmendjen e investitorëve
të huaj. Me pak mund dhe
shumë fjalë Matviyenko ka arritur
ta shndërrojë Venecian e Veriut në
një Detroit të Rusisë. "Ford",
"General Motors", "Toyota" dhe
"Nisani" kanë hapur stabilimentet
e tyre në vend. Brenda tri viteve
buxheti i qytetit është trefishuar
dhe në vitin 2006 qyteti ka
tërhequr 3 miliardë dollarë investime
të huaja. Por, Matviyenko ka
premtuar se do të shndërrojë qytetin
e saj në polin kombëtar të informacionit
teknologjik. Valentina
Tyutina Matviyenko lindi në vitin
1949 në Shepetivka, në Ukrainën
perëndimore, nga një familje me
origjinë ruse. Është më e vogla mes
tre motrash, studioi për mjekësi në
Ukrainë, pastaj në vitin 1976 hyri
në Fakultetin e Kimisë Farmaceutike
në Leningrad. Ky ishte edhe
kontakti i parë me kryeqytetin e
veriut, ku do të jetonte gjithë rininë
e saj. Martohet me Vladimir
Vasilyeavich Matviyenko, mjek
ushtarak në vitin 1972. Diplomohet,
por në vitet ‘90 nisi edhe studimet
për diplomaci. Si për të gjithë
ata që dëshironin të bënin karrierë
në Bashkimin Sovjetik, edhe për
Valentinën trampolina ishte "Komsomol",
organizata e rinisë sovjetike.
Por më pas do t‘i ngarkoheshin
detyra të ndryshme, si ajo
e deputetes ambasadore, ministres
së Punëve të Brendshme etj.
E nominuar si zëvendëskyeministre
në qeverinë e Yevgeny Primakov,
me detyrën e çështjeve sociale,
ajo do të bëhej edhe gruaja me
detyrën më të lartë politike në Rusinë post-sovjetike. E prerë dhe
shumë punëtore do të shërbejë
me besnikëri edhe nën hijen e tre
kryeministrave të tjerë, Sergey
Stepashin, Vladimir Putin dhe
Mikhail Kasyanov. Farmacia, politika
dhe diplomacia duket se nuk
do t‘i mjaftojnë një njeriu me ambicie
si Matviyenko, që në vitin
1999 hyn në bordin drejtues të
televizionit "ORT". Politika dhe
televizioni shkojnë shumë mirë
bashkë dhe në fakt, pak rastësisht
dhe pak me llogari, në vitin 2000
gruaja e hekurt dukej se do të kandidonte
për zgjedhjet presidenciale,
gjë që nuk ndodhi. Ishte koha
kur presidenca e Boris Jelcinit i
kishte ditët e numëruara. Pikërisht
atëherë Matviyenko tërhiqet para
fushatës elektorale. Pavarësisht
dëshirave, dukej hapur se objektivi
i vetëm i saj ishte Shën Petërburgu,
ndaj dhe deklaroi se dëshironte
të kandidonte në zgjedhjet
për guvernator. Matviyenko pak
nga pak nisi të tërhiqej edhe nga
zgjedhjet për guvernator, ndoshta
ngaqë rezultatet e sondazheve
tregonin për një mbështetje jo më
shumë se 20 për qind. E larguar me
urdhër të Putinit atëherë, tre vjet
më vonë do të emërohej e dërguara
e Presidentit në distriktin
veriperëndimor. Një detyrë e
rëndësishme, baza e vërtetë për të
arritur qëllimin e saj. Vetëm gjashtë
muaj më vonë, në shtator të 2003-
shit, merr pjesë në zgjedhjet për
guvernator, të cilat i fiton jo pa kontestime
nga kundërshtarët e saj, që
e akuzojnë se ka shfrytëzuar burimet
administrative dhe "eliminoi"
opozitën duke kontrolluar
televizionin lokal. Sot, Valentina
Matviyenko është politikania më e
fuqishme e Rusisë dhe e vetmja
grua mes 88 guvernatorëve. Në
mbledhjet në Kremlin, veshja e saj
me ngjyra, elegante dhe e zgjedhur
me kujdes, plot perla dhe gurë të
vezullojnë, është ajo që i jep dritë
mes një morie burrash të veshur të
gjithë njëlloj, me gri dhe të zeza. Por
përveçse një grua e fuqishme,
Matviyenko është edhe një nënë e
përkushtuar. Ajo ka një djalë,
Sergeyin, 32-vjeçar, i diplomuar në
financë dhe informatikë, që emërohet
menjëherë zëvendëspresidenti
i bankës së Shën Petërburgut dhe
që nga viti 2005 zëvendëspresident
i Vneshtogbank, një nga institutet
financiare më të mëdhenj në Rusi.
Nëpër rrugët e Shën Petërburgut,
"Teto Valyan" ose e duan, ose e urrejnë.
Rrugë të mesme nuk ka. Në
maj të 2007-ës, shërbimi i inteligjencës
në vend deklaroi se
kishte shmangur një tentativë
vrasjeje. Komenti i saj? "Nuk do të
ndryshojë aspak as stilin e as as programin
tim". Ka reputacionin e një
gruaje që nuk toleron ndërsa një
kundërshtar i saj në një intervistë
për "Moscow times" pati thënë:
"Matviyenko ka vetëm një parim.
Urdhrat e saj nuk duhet të vihen në
diskutim. Nuk dëgjon opinionet e
të tjerëve dhe i quan ata që e kritikojnë
si armiq dhe provokatorë".
Matviyenko u kritikua edhe për
mbështetjen e pakët ndaj ruajtjes
së pasurisë së vlerave historike të
Shën Petërburgut, të shkatërruara
në këto 5 vjet më shumë se në 900
ditët e pushtimit gjerman. Por ajo
e ka ndërgjegjen të pastër edhe
për këtë çështje. Në një intervistë
të kohëve të fundit ka deklaruar se
nën drejtimin e saj fondet për restaurim
janë rritur me 600 për qind,
duke thënë se "turizmi për ne është
njëlloj si nafta për Tyumenin. Me
çdo kusht duhet ta ruajmë pasurinë
tonë historike. Një tjetër çështje,
për të cilën edhe ata që e adhuronin
e kanë kritikuar, është ajo
mbi grataçielën gjigande që ndërmarrja
monopoliste shtetërore,
"Gazprom", ka vendosur ta ndërtojë
pak metra larg qendrës historike.
Për më tepër, Universiteti
evropian i Shën Petërburgut, i
sponsorizuar nga George Sorros,
një kritik i njohur i Putinit, u mbyll
dy muaj më parë me akuzën se nuk
i plotësonte kushtet e sigurisë në
rastet e rënies së zjarreve, ndërsa
javën e kaluar një komandë police
i vuri drynin redaksisë së një
gazete opozitare, nën akuzën e
përdorimit të software-ve pirate.
Një akuzë që në Rusi të bën për të
qeshur, meqenëse kudo ka supermarkete
të mëdhenj që tregtojnë
mallra ilegalë dhe të falsifikuar.
Por pavarësisht këtyre, karriera e
Matviyenkos është në ngritje të
vazhdueshme dhe në dhjetor u
rikonfirmua guvernatore nga
vetë Putini.
të bashkëshortit, Lydmilla
Putina mund të bëhej xheloze
edhe për zonjën simpatike 48-
vjeçare, një tjetër "mikeshë" e
ngushtë e Vladimir Putinit. Emri i
saj është Valentina Ivanova
Matviyenko, që ndryshe e quajnë
"gruaja e hekurt ruse". Nëpër
rrugët e Shën Petërburgut, të
gjithë e njohin si "Teto Vaiya". Valentina
Matviyenko, prej kohësh ka
qenë një mbështetëse e fortë e
Putin, për të cilin flet sikur është
"babai i kombit që shpëtoi Rusinë
nga oligarkët dhe komunistët".
"Duhej të ishte ende President
dhe fakti që nuk donte ta ndryshonte
Kushtetutën e rrit akoma
më shumë admirimin tim ndaj atij
njeriu", ka deklaruar kohët e fundit
në një intervistë për "Moscow
Times". Putin prej kohësh e di këtë,
madje deri pak muaj më parë
Matviyenko ishte ndër kandidatët
më të fortë për presidencën e federatës
ruse. Por ata që mendonin
për një Presidente femër në Rusi
para se të bëhej në Amerikë, u zhgënjyen,
sepse siç dihet, Presidenti
i ri është Dimitry Medmedev.
Gruaja e hekurt, me karakter të
fortë, është guvernatore e qytetit
rus në një konkurrencë të përjetshme
me kryeqytetin, është guvernatore
e Shën Petërburgut. Me
famën e një administratoreje të
mirë, e ashpër ndaj kritikave dhe
me një oratori të papërmbajtshme,
Valentina është e zonja të
tërheqë edhe vëmendjen e investitorëve
të huaj. Me pak mund dhe
shumë fjalë Matviyenko ka arritur
ta shndërrojë Venecian e Veriut në
një Detroit të Rusisë. "Ford",
"General Motors", "Toyota" dhe
"Nisani" kanë hapur stabilimentet
e tyre në vend. Brenda tri viteve
buxheti i qytetit është trefishuar
dhe në vitin 2006 qyteti ka
tërhequr 3 miliardë dollarë investime
të huaja. Por, Matviyenko ka
premtuar se do të shndërrojë qytetin
e saj në polin kombëtar të informacionit
teknologjik. Valentina
Tyutina Matviyenko lindi në vitin
1949 në Shepetivka, në Ukrainën
perëndimore, nga një familje me
origjinë ruse. Është më e vogla mes
tre motrash, studioi për mjekësi në
Ukrainë, pastaj në vitin 1976 hyri
në Fakultetin e Kimisë Farmaceutike
në Leningrad. Ky ishte edhe
kontakti i parë me kryeqytetin e
veriut, ku do të jetonte gjithë rininë
e saj. Martohet me Vladimir
Vasilyeavich Matviyenko, mjek
ushtarak në vitin 1972. Diplomohet,
por në vitet ‘90 nisi edhe studimet
për diplomaci. Si për të gjithë
ata që dëshironin të bënin karrierë
në Bashkimin Sovjetik, edhe për
Valentinën trampolina ishte "Komsomol",
organizata e rinisë sovjetike.
Por më pas do t‘i ngarkoheshin
detyra të ndryshme, si ajo
e deputetes ambasadore, ministres
së Punëve të Brendshme etj.
E nominuar si zëvendëskyeministre
në qeverinë e Yevgeny Primakov,
me detyrën e çështjeve sociale,
ajo do të bëhej edhe gruaja me
detyrën më të lartë politike në Rusinë post-sovjetike. E prerë dhe
shumë punëtore do të shërbejë
me besnikëri edhe nën hijen e tre
kryeministrave të tjerë, Sergey
Stepashin, Vladimir Putin dhe
Mikhail Kasyanov. Farmacia, politika
dhe diplomacia duket se nuk
do t‘i mjaftojnë një njeriu me ambicie
si Matviyenko, që në vitin
1999 hyn në bordin drejtues të
televizionit "ORT". Politika dhe
televizioni shkojnë shumë mirë
bashkë dhe në fakt, pak rastësisht
dhe pak me llogari, në vitin 2000
gruaja e hekurt dukej se do të kandidonte
për zgjedhjet presidenciale,
gjë që nuk ndodhi. Ishte koha
kur presidenca e Boris Jelcinit i
kishte ditët e numëruara. Pikërisht
atëherë Matviyenko tërhiqet para
fushatës elektorale. Pavarësisht
dëshirave, dukej hapur se objektivi
i vetëm i saj ishte Shën Petërburgu,
ndaj dhe deklaroi se dëshironte
të kandidonte në zgjedhjet
për guvernator. Matviyenko pak
nga pak nisi të tërhiqej edhe nga
zgjedhjet për guvernator, ndoshta
ngaqë rezultatet e sondazheve
tregonin për një mbështetje jo më
shumë se 20 për qind. E larguar me
urdhër të Putinit atëherë, tre vjet
më vonë do të emërohej e dërguara
e Presidentit në distriktin
veriperëndimor. Një detyrë e
rëndësishme, baza e vërtetë për të
arritur qëllimin e saj. Vetëm gjashtë
muaj më vonë, në shtator të 2003-
shit, merr pjesë në zgjedhjet për
guvernator, të cilat i fiton jo pa kontestime
nga kundërshtarët e saj, që
e akuzojnë se ka shfrytëzuar burimet
administrative dhe "eliminoi"
opozitën duke kontrolluar
televizionin lokal. Sot, Valentina
Matviyenko është politikania më e
fuqishme e Rusisë dhe e vetmja
grua mes 88 guvernatorëve. Në
mbledhjet në Kremlin, veshja e saj
me ngjyra, elegante dhe e zgjedhur
me kujdes, plot perla dhe gurë të
vezullojnë, është ajo që i jep dritë
mes një morie burrash të veshur të
gjithë njëlloj, me gri dhe të zeza. Por
përveçse një grua e fuqishme,
Matviyenko është edhe një nënë e
përkushtuar. Ajo ka një djalë,
Sergeyin, 32-vjeçar, i diplomuar në
financë dhe informatikë, që emërohet
menjëherë zëvendëspresidenti
i bankës së Shën Petërburgut dhe
që nga viti 2005 zëvendëspresident
i Vneshtogbank, një nga institutet
financiare më të mëdhenj në Rusi.
Nëpër rrugët e Shën Petërburgut,
"Teto Valyan" ose e duan, ose e urrejnë.
Rrugë të mesme nuk ka. Në
maj të 2007-ës, shërbimi i inteligjencës
në vend deklaroi se
kishte shmangur një tentativë
vrasjeje. Komenti i saj? "Nuk do të
ndryshojë aspak as stilin e as as programin
tim". Ka reputacionin e një
gruaje që nuk toleron ndërsa një
kundërshtar i saj në një intervistë
për "Moscow times" pati thënë:
"Matviyenko ka vetëm një parim.
Urdhrat e saj nuk duhet të vihen në
diskutim. Nuk dëgjon opinionet e
të tjerëve dhe i quan ata që e kritikojnë
si armiq dhe provokatorë".
Matviyenko u kritikua edhe për
mbështetjen e pakët ndaj ruajtjes
së pasurisë së vlerave historike të
Shën Petërburgut, të shkatërruara
në këto 5 vjet më shumë se në 900
ditët e pushtimit gjerman. Por ajo
e ka ndërgjegjen të pastër edhe
për këtë çështje. Në një intervistë
të kohëve të fundit ka deklaruar se
nën drejtimin e saj fondet për restaurim
janë rritur me 600 për qind,
duke thënë se "turizmi për ne është
njëlloj si nafta për Tyumenin. Me
çdo kusht duhet ta ruajmë pasurinë
tonë historike. Një tjetër çështje,
për të cilën edhe ata që e adhuronin
e kanë kritikuar, është ajo
mbi grataçielën gjigande që ndërmarrja
monopoliste shtetërore,
"Gazprom", ka vendosur ta ndërtojë
pak metra larg qendrës historike.
Për më tepër, Universiteti
evropian i Shën Petërburgut, i
sponsorizuar nga George Sorros,
një kritik i njohur i Putinit, u mbyll
dy muaj më parë me akuzën se nuk
i plotësonte kushtet e sigurisë në
rastet e rënies së zjarreve, ndërsa
javën e kaluar një komandë police
i vuri drynin redaksisë së një
gazete opozitare, nën akuzën e
përdorimit të software-ve pirate.
Një akuzë që në Rusi të bën për të
qeshur, meqenëse kudo ka supermarkete
të mëdhenj që tregtojnë
mallra ilegalë dhe të falsifikuar.
Por pavarësisht këtyre, karriera e
Matviyenkos është në ngritje të
vazhdueshme dhe në dhjetor u
rikonfirmua guvernatore nga
vetë Putini.