Braçe ankohet për energjinë: Po e paguajmë më shtrenjtë
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh ditën e djeshme se qytetarët po harxhojnë më shumë para për energjinë. Gjatë një konference për shtyp, Braçe tha se vendi po vuan për energji në një kohë kur humbjen raportohen 33 për qind. “Humbjet vetëm për 6-mujorin e këtij viti, sipas Institutit të Statistikës, shkojnë në 33.3 % ose 1.1 miliard. Korporata energjetike përfaqëson sot ndërmarrjen më keq të menaxhuar, më mirë të vjedhur dhe me humbje kolosale për buxhetin e shtetit. Dua t’ju them se vetëm për vitin 2007, në vëmendje të FMN-së dhe BB-së, humbja në buxhet nga korporata është e barabartë me gati 2 % të GDP-së, ose sa është sot buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria sot është bërë pjesë e monopolit të tregtive të karburanteve, monopoli dhe qeveria gjithnjë e më tepër po rrjepin qytetarët. Dua ta përsëris dhe ta theksoj, se qeveria është e painteresuar që të bjerë çmimi i karburanteve në këtë vend, sepse qeveria është e interesuar që të rrjepë qytetarët përmes TVSH 20 %, që është akoma më e lartë, sa herë më shumë rriten çmimet”, - tha Braçe.
Islami: Trupat ruse, afat për tërheqjen e tyre
Deputeti shqiptar, Kastriot Islami, i cili ndodhet në Gjeorgji, i dërguar nga Këshilli i Evropës për të monitoruar situatën, u shpreh për mediat se situata në këtë vend është ende e tensionuar. Në deklaratën e tij, Islami tha se së bashku me kolegun e tij hungarez janë takuar me gjeneralin rus në qytetin e Gorit në Gjeorgji, i cili u ka shprehur se trupat ruse do të largohen pas 5 ditësh. “Gjenerali e justifikoi këtë afat me normalizimin e situatës në Gori, i cili në fakt është qytet gjeorgjian dhe nuk është pjesë e Osetisë së Jugut apo Abkhazizë”, - tha Islami. Më tej, ai shtoi se ishte takuar në orën 2 të mesnatës me Presidentin gjeorgjian, Shakashvili, i cili i kishte pohuar situatën e rëndë me të cilin po përballet vendi i tij. Kastriot Islami është i dërguar special i Këshillit të Evropës në Gjeorgji, për të monitoruar nga afër situatën atje dhe për të raportuar përpara vendeve anëtare në Këshillin e Evropës, në lidhje me respektimin e armëpushimit, si dhe situatës së pasluftës në Gjeorgji.