Kostoja mesatare e ndërtimit, 33 mijë lekë për m2
Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave për këtë vit do të jetë 33.464 letë për metër katrore për të gjithë vendin. Kjo kosto e miratuar nga Enti Kombëtar i Banesave u miratua nga qeveria. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar koston mesatare të ndërtimit dhe vlerën mesatare të apartamenteve, në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2008, që do të ndërtohen nga Enti Kombëtar i Banesave. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, për qytetet, për të cilat nuk është nxjerrë kostoja mesatare e ndërtimit, do të zbatohet kostoja e qytetit më të afërt. Sipas këtij vendimi, ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi. Në rast se ke ndërmend të blesh një banesë apo çfarëdo ndërtimi tjetër, duhet të konsultohesh për vlerën që i njeh shteti, pasi duhet të paguash edhe tatimin. Kjo nënkupton një kontratë të rregullt blerjeje, ndryshe banesa nuk pajiset me akt pronësie. Sipas vlerave të përcaktuara nga shteti, blerja e një banese kushton vërtet shumë. Politika e tatimeve ka pasur si rregull nxjerrjen e shitjeve mesatare të tregut të ndërtimeve në të gjithë vendin çka nënkupton edhe çmimet mesatare për të blerë një banesë në treg.
Qeveria miraton disa koncesione hidrocentralesh
Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme dhënien me koncesion të disa hidrocentraleve lokale në disa zona të vendit tone, si dhe bonuseve 3 për qind të pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, për secilin prej tyre. Sipas vendimeve të qeverisë, autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, këto koncesione do të jenë të tipit BOT (Ndërtim, Operim dhe Transferim). Hidrocentralet që u miratuan dje janë të kompanisë “Fterre”, “Myhejan 1”, “Myhejan 2” e “Myhejan 3”, “Qafëzez”, “Langarica 3”, dhe "Koka 1”.