Marrëdhënia me OSBE-në, Topalli rinis bashkëpunim të ri
Debateve e fundit në lidhje me marrëdhëniet mes autoriteteve shqiptare dhe prezencës së OSBE-së në Tiranë i ka sheshuar kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ditën e djeshme, Topalli pati një takim me kreun e OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, dhe ndryshe nga debatet, takimi tregoi të kundërtën. Institucioni i Kuvendit dhe OSBE-ja kanë ndërmarrë prej vitesh së bashku iniciativa bashkëpunimi, por ditën e djeshme u startuar një bashkëpunim i ri mes dy institucioneve. Kuvendi dhe OSBE-ja do të ofrojnë asistencë dhe ndihmë të përbashkët për të dërguar studentë shqiptarë në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës, Kolegjin Evropian të Bruzhit. Si iniciatore e këtij projekti, Topalli tha se vendi ka nevojë gjithnjë e më shumë për të rinj të arsimuar. Projekti i saj u mbështet edhe nga OSBE-ja dhe në nisjen e tij, të dy personalitetet, Topalli dhe Bosch, kanë dalë përpara mediave dhe kanë vlerësuar bashkëpunimin mes tyre. Në këtë takim, morën pjesë përfaqësues të rrjetit “Albstudenti”, që përfshin rreth 3 mijë studentë që studiojnë jashtë vendit, si dhe të rinj të kthyer nga studimet që punojnë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. “Ndihem shumë mirë që në stafin e Kuvendit kemi punësuar rreth 15 të rinj që kanë studiuar në universitetet prestigjioze të botës, siç kemi punësuar edhe studentë të shkëlqyer që kanë përfunduar studimet në Shqipëri, duke krijuar një bërthamë tepër të kualifikuar”, - tha Topalli për të rinjtë. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si tepër të domosdoshëm programin “Brain Gain” të qeverisë, një iniciativë që bën të mundur kthimin në Shqipëri dhe përfshirjen në administratën publike dhe sektorë të tjerë të të rinjve që kanë kryer studimet në universitetet jashtë vendit. Këtë iniciativë e komentoi edhe ambasadori i OSBE-së. “Jam shumë i kënaqur që jam me juve sot për të celebruar përmbushjen e suksesshme të nismës suaj për të çuar më tej edukimin e profesionistëve të rinj në stafin tuaj. Prezenca e OSBE-së është e lumtur që është në gjendje të sigurojë mundësi për stafin tuaj për të kompletuar studimet në Kolegjin Evropian të Bruzhit, i cili njihet akademikisht në të gjithë botën për përgatitjen e profesionistëve të rinj në çështjet që kanë të bëjnë me BE-në”, - tha Bosch në këtë takim. Më pas Topalli tha se të gjitha këto iniciativa që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe kanë bërë që Parlamenti dhe parlamentarizmi të ridimensionohen në të gjitha fushat, duke filluar nga ajo infrastrukturore dhe duke përfunduar në vendimmarrjet në seancat plenare. “Unë, ashtu si prindërit tuaj, jemi shumë krenarë për ju, ashtu siç jemi krenarë edhe për studentët me rezultate të shkëlqyera që studiojnë në Shqipëri. Ju i bëni një nder vetes dhe vendit tuaj sa herë që arrini suksese në sfidat tuaja personale”, - tha Topalli. “Collegeof Europe” ka përzgjedhur dy studentë të tjerë shqiptarë, të cilët do të vazhdojnë studimet gjatë këtij viti akademik në këtë universitet, përmes projektit të Kuvendit të Shqipërisë dhe OSBE-së. Ky universitet është një nga më prestigjiozët në Evropë, i njohur botërisht për kualitetin e lartë akademik dhe renditet i pari, për sa i përket përgatitjes së eurokratëve apo punonjësve të institucioneve evropiane.
Pro-shqiptarët Biden dhe Ridge, kandidatë për zëvendësin e McCain
Mediat amerikane raportojnë se Tom Ridge dhe senatori Joseph Biden janë mundësitë më të afërta për të qenë kandidat për zëvendëspresident në SHBA, në krah të republikanit John McCain. E veçanta e të dyja figurave, të cilat janë si më të mundshme për të qenë numri dy në SHBA, është se janë pro-shqiptarë. Kandidati Tom Ridge është këshilltar i Kryeministrit Sali Berisha për Çështjet e Sigurisë, ndërsa senatori Joseph Biden njihet se ka hartuar disa rezoluta në Senatin Amerikan për çështjet shqiptare. Joseph Biden ka në senat që në vitin 1972. Ai u zgjodh fillimisht nga Partia Demokratike në SHBA, por pas problemeve mes Joseph Biden dhe kësaj partie, senatori ka pasur afrimitet me republikanët. Në fakt, marrja përkrah si zëvendëspresident të Joseph Biden shihet nga mediat amerikane si një lëvizje e zgjuar e McCain për të marrë sa më shumë vota nga kampi kundërshtar, duke ditur që figura e Joseph Biden në SHBA tërheq shumë.