E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe e Seseri publikuan raportin e SHISH për krimin



Vetëm pak ditë më parë, në mbledhjen e parë të Këshillit kombëtar Ekonomik në Partinë Socialiste, deputeti Erjon Braçe publikoi një raport të përgatitur nga ai dhe deputetja tjetër Rudina Seseri e PS-së, ku kishte edhe të dhëna nga raporti sekret i Shërbimit Informativ Shtetëror. Në prezantimin e këtij studimi mbi mënyrat e pastrimit të parave nga krimi i organizuar, Braçe e Seseri shprehnin në raportin e tyre se grupe kriminale Italia, Rusia, Izraeli, por edhe trafikantë droge shqiptarë që jetojnë në republikat e Amerikës Latine kërkojnë të investojnë në disa fusha në Shqipëri. Sipas këtij raporti, mjaft kompani në tregun shqiptar që operojnë në tregje strategjike kanë fituar sasi të mëdha parash. Braçe deklaroi se së bashku me deputeten Seseri kanë dokumentacion origjinal të përfituar nga bursat ndërkombëtare, që vërtetojnë pretendimet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›