Braçe, skeptik: Votat e opozitës kanë rrjedhur
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ilir Metës për të larguar kryetaren e Kuvendit, por u shpreh skeptik, madje shkoi edhe më larg duke hedhur dyshime për tradhti nga ana e deputetëve të opozitës. Për këtë ai iu referua dy mocioneve të mëparshme të ndërmarra nga opozita gjatë këtyre tre vjetëve. “Dihet se si ka shkuar votimi dy herët e fundit dhe ka dalë që janë deputetë të majtë ata që kanë hedhur votën kundër mocionit”, - u shpreh Braçe, ndërsa shtoi se kryetarja e Kuvendit e meriton mocionin për shkak të mungesës së demokracisë në Parlament.
“Për fat të keq, zonja Topalli ka gjetur mbështetje publike apo jo publike, ilegale, nën tavolinë nga shumë grupe parlamentare, midis të cilëve ka pasur edhe deputetë të opozitës që i kanë dhënë mbështetje. U diskutua një prej iniciativave tona kushtetuese në raport me zonjën Topalli, që t’i falej për herë të fundit faji, mënyra dhe degjenerimi i Parlamentit, siç ka ndodhur. Ashtu siç kam ndier, që nën tavolinë vota të opozitës kanë rrjedhur për zonjën Topalli”, - tha Braçe.
Por në të vërtetë, PS-ja nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht një mocion të tretë ndaj kryetares së Kuvendit, kjo për shkak të mungesës së votave. Ka pasur ide të hedhura nga deputetë të ndryshëm, por asnjëherë një diskutim apo vendim zyrtar.
Rama: Duhet të frenojmë braktisjen e shkollës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thekson domosdoshmërinë për të frenuar fenomenin e braktisjes së shkollës. Gjatë turit “Dialog me Shqipërinë”, Rama është ndalur në Burrel, duke bashkëbiseduar me arsimtarë të kësaj zone. “Ne nuk mund të pajtohemi me një Shqipëri që nuk i çon dot fëmijët e saj në shkollë; ne nuk mund të pajtohemi me një Shqipëri që sheh çdo mëngjes kolona fëmijësh në të gjitha zonat e thella të vendit dhe posaçërisht në zonat verilindore, për të përfunduar në klasat kolektive”, - tha kryetari i PS-së. Ai shtoi se arsimimi është guri i themelit të mirëqenies dhe nuk mund të ketë mirëqenie në një vend pa arsimim të të gjithëve.