E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace:"Padi per APP dhe komunen Cakran"

Partia Socialiste ka dorezuar ne prokurori nje dosje qe, sipas saj, permban fakte per korrupsion ne investimet publike ne komunen e Cakranit ne Fier. Nenkryetari i Grupit te PS-se, Erion Brace, deklaroi dje se abuzimet jane kryer me tenderin e ujesjellesit ne komunen e Cakranit. Ai konfirmoi se do te dergoje ne prokurori nje dosje prej 100 faqesh, ne te cilat dokumentohet abuzimi. Sipas tij, keto dokumente provojne vepren penale te shperdorimit te detyres, shkeljes se barazise ne tender dhe falsifikim nga kryetari i komunes Cakran dhe enti prokurues i kesaj komune. "Dosjen do ta dorezoj ne Prokurorine e Pergjithshme per te filluar hetimet, kryesisht per dy institucione te rendesishme, sic eshte Agjencia e Prokurimit Publik dhe komuna Cakran. Kjo eshte dosja e pare e nje serie dosjesh, qe ne do te dorezojme ne emer te Grupit parlamentar te PS-se per te luftuar korrupsionin", u shpreh Brace, lidhur me kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›