Vizat me Maqedonine, zbutet Topi
Presidenti Bamir Topi zbut tonet ndaj Maqedonise, per vendosjen e regjimit te vizave me Shqiperine, regjim qe nuk eshte aktualisht. Ne intervisten e dhene dy dite me pare per televizionin "Alsat", kreu i shtetit u mjaftua duke thene se "Shqiperia edhe Maqedonia jane pjese e se njejtes sfide per anetaresimin ne NATO, e kur kerkohet qe hapat te jene me liberalizuese, po tentohet qe te behen hapa prapa, pra krijohen barriera artificiale". Term teper zbutes, kurba e te cilit ka pesuar perthyerje per me pak se dy jave. Ne nje kohe kur 11 dite me pare, me 11 janar po ne nje interviste, kete here per BBC-ne, ai u tregua shume i ashper per vendimin e Maqedonise. Kreu i shtetit ne intervisten e dhene per emisionin "Zigzag" ne BBC e cilesoi veprimin e Maqedonise te nxituar, madje dhe hapa retrograde, qe vijne nga segmente te caktuara te politikes. "Eshte nje veprim i nxituar i pales maqedonase, sepse ka nje klime paradoksale. Nderkohe qe Brukseli lehteson regjimin e vizave me Shqiperine, edhe per vende te cilat kane qene mjaft hermetike per levizjen e shqiptareve, sot, cuditerisht, Maqedonia hedh ide per te forcuar regjimin e vizave. Dhe besoj keto hapa retrograde qe vijne nga segmente te caktuara te politikes maqedonase", eshte shprehur fjale per fjale Presidenti Topi. Nga citimet e dhena ne media te ndryshme, vihet re ndryshimi i kreut te shtetit shqiptar dhe ulja e toneve ndaj fqinjit, Maqedonise. Nderkohe qe ende nuk eshte marre nje vendim se si do te veprohet per regjimin e vizave per Shqiptaret ne Maqedoni. E vetmja gje qe dihet eshte ardhja e Kryeministrit maqedonas per nje vizite ne Tirane, vizite per te cilen jane dashur deklarata te njepasnjeshme te zedhenesave te dy kryeministrave respektive per te marre vesh te verteten e vendit te takimit, ne Tirane apo ne Bruksel.
S.P
Bamir Topi
Me 11 janar ne Zigzag- BBC
"Une mendoj qe eshte nje veprim i nxituar i pales maqedonase, sepse ka nje klime paradoksale. Nderkohe qe Brukseli lehteson regjimin e vizave me Shqiperine, edhe per vende te cilat kane qene mjaft hermetike per levizjen e shqiptareve, sot, cuditerisht, Maqedonia hedh ide per te forcuar regjimin e vizave, nderkohe qe nga levizja e lire e njerezve midis Shqiperise dhe Maqedonise ka pasur vetem te mira, njerezit kane komunikuar me lirisht, biznesi eshte zhvilluar me shume, turizmi me shume dhe besoj keto hapa retrograde, qe vijne nga segmente te caktuara te politikes maqedonase, natyrisht qe nuk do te kene shansin qe te implementohen. Sepse kuptohet qe edhe Shqiperia edhe Maqedonia jane pjese e politikave evropiane, te cilat do t'i japin padyshim dhe detyrimin qe kufijte te vijne duke e liberalizuar levizjen e tyre dhe jo te hermetizohen, sikurse ka ndodhur ne kohen e izolimit".
Bamir Topi
Me 21 janar ne TV Alsat
"Vertet nuk ka marre zgjidhje, por jam i bindur qe do te marre zgjidhje dhe jo vetem ne politike, ne politiken e shteteve e te institucioneve, por edhe mendesia e nje individi gjithmone kerkon koherence. Nga nje levizje te lire qe ne kemi pasur, kjo tenton te shtrengohet, te mbyllet. E dyta, vendet tona ndodhen ne sfida te perbashketa, jo vetem ne integrimin e biznesit ne rajonin tone, por edhe ne sfiden qe juve sapo e permendet pak me pare per Karten e Adriatik 3"-it, ku edhe Shqiperia edhe Maqedonia jane pjese e se njejtes sfide per anetaresimin ne NATO, e ku kerkohet qe hapat te jene me liberalizuese, po tentohet qe te behen hapa prapa, pra krijohen barriera artificiale. E treta, kjo eshte shume e rendesishme! Sot gjithnje e me shume shkohet drejt marredhenieve globale, pra po zhvillohen marredhenie edhe me shtete, me te cilat ne nuk kemi pasur marredhenie, aq me shume kjo ka te beje me shtetet, me te cilat ne jemi ne te njejtin rajon, jemi fqinje".