Meta: "Qeveria te mbeshtese minatoret"
Kryetari i LSI, Ilir Meta, zhvilloi dje nje takim me perfaqesues te sindikates se minatoreve. Ai vuri ne dukje se "eshte nje detyrim nga qeveria ne vecanti, por edhe partite politike per te punuar se bashku ne permiresimin e kushteve te punes, pasi, per fat te keq, ka pasur disa aksidente tronditese si ne minieren e Bulqizes, ashtu edhe ne kombinatin e Elbasanit". Sipas tij, ky takim kishte si qellim forcimin e dialogut midis politikes dhe partnereve social me qellim zgjidhjen e problemeve te shtresave te ndryshme, ne rastin konkret te minatoreve, si te atyre qe jane ne pension, apo atyre qe jane ende ne pune. Gjithashtu, kreu Meta, duke garantuar mbeshtetjen e LSI-se per te gjitha kerkesat dhe te drejtat e kesaj shtrese, nenvizoi se "ne jemi force serioze, sepse nuk mendon vetem per sot qe eshte ne opozite, por edhe ne te ardhmen kur te jete ne qeverisje, qe te marre angazhime te perballueshme dhe te realizueshme".