E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: "S'kam pse leviz si minister"

Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, njekohesisht kreu i Partise Agrare Ambientaliste paralajmeron se Kryeministri Berisha nuk ka asnje arsye ta largoje partine e tij nga qeverisja dhe koalicioni i djathte. Ne pergjigje te zerave te fundit per ndryshimin e raporteve ne qeverisje mes PD-se dhe aleateve, Xhuveli thekson se ai ne krye te dikasterit te Mjedisit i ka permbushur me korrektesi dhe shpejtesi detyrat e nevojshme per integrimin e vendit. "Ne vitin 2008-te jane plotesuar te gjitha premisat paraprake per te arritur objektivat e percaktuara dhe ne kete kuptim une edhe Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, te cilen e drejtoj, do ta rendisja si nje ministri qe po ecen me nje shkalle te larte sigurie per realizimin e objektivave", tha Xhuveli, duke preferuar t'i konsideroje si qendrime personale deklaratat e perfaqesuesve te mazhorances per largimin e tij nga kabineti. Ne lidhje me akuzat, se partia, qe ai drejton, ka nje program te majte, kreu i agrareve thekson se PAA eshte nje parti e qendres, qe ka si synim permiresimin e mjedisit ne vend. "Partia Agraro-Ambientaliste eshte nje parti e qendres dhe programi i saj koincidon me kete pozicion te saj. Pra, eshte me pak i prirur majtas apo djathtas, sepse ato reforma qe kerkohen te behen ne fushen e mjedisit dhe ne permiresimin e situates mjedisore, ne fushen e ekologjise", sqaron ministri i Mjedisit. Por, nga ana tjeter, ne rastin e nje mbledhjeje mes forcave te koalicionit te djathte, Xhuveli kerkon qe deklarata te tilla per pozicionet e nje partie, para se te mediatizoheshin duheshin diskutuar ne kete tavoline te perbashket. Ne lidhje me reformen zgjedhore, Xhuveli thekson se PAA kerkon ruajtjen e sistemit aktual, duke reduktuar numrin e mandateve qe vijne nga mazhoritari dhe duke rritur numrin e deputeteve ne proporcional.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›