E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Politika te mendoje sic mendojne njerezit"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje takim me te rinjte ne qytetin e Lushnjes sqaroi lidhur me deklaraten e tij, ku e cilesonte veten jo si politikan, por si qytetar. Shefi i selise roze sqaroi nga Lushnja se ai, se pari, eshte nje qytetar ne sherbim te njerezve dhe nje qytetar mund te jete nje politikan, por jo cdo politikan mund te jete nje qytetar. "Politika duhet te mendoje ashtu sic mendojne njerezit, te shikoje sic shikojne njerezit dhe te zgjidhe hallet, problemet e deshirat e njerezve. Dallimi eshte shume i thjeshte, nje qytetar mund te jete politikan, por nje politikan nuk mund te jete nje qytetar", ka theksuar Rama. Nderkohe, kreu i PS-se ka bere thirrje per mbeshtetje ndaj politikes se re. "Ju do te jeni ata qe do te misheroni kete nevoje jetike qe ka Shqiperia, per t'ia marre politiken nga duart atyre politikaneve qe mendojne vetem per zgjedhjet e ardhshme dhe t'ua jepni atyre qe mendojne per te ardhmen e vendit", theksoi Rama gjate takimit te tij me te rinjte e qytetit te Lushnjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›