Braga-Marseja, peripeci për Canën
Lorik Canës i është dashur më tepër kohë se sa ishte menduar që të rikthehej në Marsejë, pasi bëri atë paraqitje të shkëlqyer në barazimin kundër Portugalisë me Shqipërinë të mërkurën e kaluar. Sipas medias franceze, kapiteni i Olimpikut të Marsejës mbërriti në kompleksin e klubit vetëm të premten në mëngjes. Pas problemeve me avionin, atij iu desh të merrte një avion nga Frankfurti drejt Parisit të enjten, përpara se të mbërrinte në Marsejë, duke kaluar peripeci të vërteta. Sipas faqes zyrtare të klubit, Cana kishte kaluar mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e prindërve në kryeqytetin francez. Kjo nuk do ta penalizojë shumë në klub, për faktin e thjeshtë se Lorik Cana është i pezulluar në ndeshjen kundër Valencienes. “Ai është i rraskapitur. Për fat të mirë kjo vjen në një moment të mirë, parë të gjitha ndeshjet që ai (Cana) ka luajtur dhe mënyrën me të cilën ai i ka luajtur”, - pohoi trajneri Erik Gerets në faqen zyrtare të Marsejës. Cana gjatë këtij sezoni ka munguar 1 ndeshje në kampionat.