E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 25-vjeçarit me 3.2 kg kanabis

 

GJIROKASTER - Një i ri rom prangoset nga policia për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike. Burime zyrtare policore, kanë bërë të ditur se mëngjesin e djeshëm u arrestua Elton Kananaj 25 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pas identifikimit si pronar i një sasie prej 3.2 kg kanabis sativa. Mësohet se ai e kishte lënë drogën në shtëpinë e një të afërme të tij, në lagjen “Zinxhira”, ku kishte qëndruar një natë. Kananj kishte mbërritur një natë më parë në banesën e gruas dhe kishte fjetur aty duke treguar më pas se do të largohej në Greqi për të punuar. Vetë gruaja kishte pohuar se materiali narkotik ka qenë në brendësi të një çante me ngjyrë të zezë e cila kishte brenda përveç saj edhe teshat e të riut beratas. Nga ana e vet policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Elton Kananajt, si dhe sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›