Trajneri i Kotbus kërcënon Skelën
Përpara ndeshjes së ditës së shtunë kundër Këlnit te skuadra e Kotbusit një çështje është ende tepër e nxehtë. Ajo midis mesfushori Ervin Skela dhe Dimitar Rangelov. Të dy këta lojtarë kanë pas një zënkë midis tyre përpara ndeshjes së fundit kundër Hamburgut në Bundesligë dhe tashmë trajneri i skuadrës Bojan Prasnikar nuk do të tolerojë më asnjë lojtar, i cili nuk i përmbahet disiplinës së klubit. Trajneri i skuadrës ka marrë shkas nga kjo situatë midis Skelës dhe Rangelov dhe ka paralajmëruara të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës. “Brenda skuadrës ka disa rregulla dhe të gjithë lojtarët i njohin mirë këto rregulla. Kush nuk ecën në drejtimin e duhur atëherë i duhet të gjejë për një diçka tjetër”, paralajmëroi Prasnikar. “kush nuk i përmbahet këtyre rregullave duhet të llogarisë me gjithçka”, deklaroi menaxheri i skuadrës Haidrih. Ndërsa kapiteni i skuadrës Timo Rost kërkon që kjo çështje të marri fund: “E gjithë kjo histori duhet të marri fund tashmë ne tani na duhen pikët në Bundesligë”.