E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOP paraqet strategjinë për ekonominë

20/02/2005  Komiteti i Orientimit të Politikave të PD-së, do të prezantojë sot në ambjentet e Hotel "Tirana", strategjinë e zhvillimit ekonomik me, të cilin opozita do të prezantohet në fushatën elektorale. Anëtarët e KOP, shprehen se alternativat që jepen në këtë strategji, kanë të bëjnë me reformat ekonomike, që duhet të ndërmarrë Shqipëria në kapërcimin e krizës, me qëllim integrimin e vendit në BE. Ulja e taksave, favorizimi i biznesit, reforma në dogana etj., janë disa nga pikat, që do të prezantohen nesër nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë në KOP. Kjo strukturë, e cila funksionon brenda PD-së, është ngritur me interesimin direkt të kryetarit Berisha dhe ka si funksion të saj parësor, hartimin e programit elektoral të PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është tryeza e tretë, e prezantimit të strategjisë nga ky komitet, pas tryezave të organizuara për strategjinë e antikorrupsionit dhe zhvillimit të transportit. Në ditët e ardhshme, kjo strukturë do të përgatisë platformat, që kanë të bëjnë me çështjet të tilla si arsimi, shëndetësia, problemet sociale etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›