Prokurorët malazezë në Tiranë për raketet STRELA 2M

20/02/2005 Grupi hetimor i shtetit fqinj, shkëmben këto ditë provat me Prokurorinë shqiptare
TIRANË -Çështja penale për trafikun e raketave tokë-ajër sjell në Tiranë një grup hetuesish dhe prokurorësh malazezë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë, thanë se një ekip hetuesish dhe prokurorësh malazezë, do të jenë këto ditë në Tiranë në një vizitë takimesh për shkëmbim informacioni, lidhur me dosjen e trafikut të raketave. Delegacioni që do të vizitojë Tiranën përbëhet nga një pjesë e mirë e grupit të hetimit malazez, që bashkëpunoi me Prokurorinë shqiptare për kapjen e gjashtë raketave tokë-ajër në Fushë-Prezë, pranë kryeqytetit, dhjetorin e vitit të kaluar. Pjesë e delegacionit që vjen nga Mali i Zi do të jenë edhe personat që kanë mundësuar marrjen e informacioneve të sakta për çminin dhe numrin e raketave, si dhe për detajet e tjera të veprimit të trafikantëve. Në këtë aksion u arrestuan katër persona, me akuzën e trafikut të armëve, ndërsa njëri prej tyre ishte efektiv i përjashtuar nga policia. Sipas burimeve nga organi qendror i hetimeve, prokurorët malazezë do të kenë takime me hetuesit e çështjes “raketa STRELA 2M” si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të akuzës shqiptare.
Trafiku
Hetimi i dosjes në ngarkim të katër personave, të cilët u kapën duke transportuar në drejtim të Tiranës katër raketa tokë-ajër “STRELA 2M”, është drejt fundit. Prokuroria e Malit të Zi ka sjellë provat fillestare si dhe informacionet e nevojshme. Më pas, hetuesit shqiptarë kanë marrë dëshmitë e të arrestuarve si dhe kanë kryer veprime të tjera të hetimit, duke arritur kështu në zbardhjen e plotë të çështjes. Burimet nga Prokuroria thanë se, edhe pse dosja e raketave është plotësuar me të dhënat e nevojshme, gjatë takimit me hetuesit malazezë do të ketë një shkëmbim të dhënash dhe materialesh të fundit për këtë çështje. Malazezët do të njihen edhe me një pjesë të hetimit të palës shqiptare për dosjen si dhe me praktikat e zbatuara nga Prokuroria jonë për këtë rast.
Aksioni
Tri raketa tokë-ajër, ndër më të sofistikuarat, u kapën nga policia e Tiranës dhe forcat e repartit special RENEA, mesditën e 13 dhjetorit 2004, në segmentin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë fshatit Fushë-Prezë. Ngarkesa përmbante gjashtë raketa tokë-ajër, të cilat ishin fshehur në një furgon të ngarkuar me nënprodukte mishi. Armir Troshani, 31 vjeç, ish-pjesëtar i Policisë së Shtetit dhe i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge e rrëmbim personi, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Mentor Cani, katër banues të qytetit të Shkodrës, kanë rënë në prangat e policisë dhe efektivave të RENEA-s. Operacioni ka filluar në qytetin e Shkodrës rreth orës 10.00 të mëngjesit. Gjashtë raketat e sekuestruara ishin të prodhimit rus të vitit 1972 dhe besohet se janë vjedhur në një magazinë ushtarake në Bosnje.
Të arrestuarit
SOKOL MUJAJ
ILMI ISUFI
ARMIR TROSHANI
MENTOR CANI
Sekuestruar
Gjashtë raketa STRELA 2M
Një furgon transporti
Dy makina “Benz Elegance”
Radio komunikimi