Miri Patani, shqiptari i kërkuar nga FBI

20/02/2005 FBI po ndjek emigrantët, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Amerikë nga Shqipëria e
Maqedonia
FBI: 1000 gangsterë shqiptarë pushtojnë Amerikën
Mafia shqipare pushton Amerikën. Në një raport të FBI-së publikuar dje është konstatuar se janë afro 1000 gangsterë shqiptarë që po i zënë vendin "Cosa Nostrës". Në raportin e fundit të mbajtur në kryeqytetin amerikan Uashington D.C., zyrtarët e lartë thanë se: "Pas 11 shtatorit 2001, Byroja e Hetimeve Federale, thekson se lufta kundra krimit është në fokusin e saj dhe në qendër janë vënë vjedhësit e bankave, kapot e trafiqeve ilegale. Deklarimi është bërë nga drejtori i sapozgjedhur në divizionin e krimit, Chris Sëker, i cili ka deklaruar se, "ne jemi të vetëdijshëm edhe për rrezikun dhe përhapjen e këtij krimi të organizuar në terrirtorin e SHBA-së. Kemi informacionin e plotë dhe kemi të regjistruar emrat e 1000 të dyshuarve, të cilët kanë hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Shqipëria e Maqedonia ose nga vendet e tjera Ballkanike. Kështu që "ne kemi ligje tradicionale, të luftojmë menjëherë këtë banda gangsterësh në terrirtorin e SHBA-së".
Meksika
Në vend që kjo zyrë federale FBI, të shfrytëzojë agjentët e saj kundra terrorizmit, ajo tani do të "konsumohet" në luftë kundra bandave të krimit në Amerikë. Lidhja e tyre tregon se çdo pikënisje e kësaj bande gangsterësh, i ka lidhjet në relacionin midis gangsterëve që vijnë nga Shqipëria dhe bandave të gangsterëve nga Meksika. Kjo lidhje të grupeve të gangsterëve kontrollon trafikun ilegal të njerëzve, armëve dhe drogës, kopjimin e kredit kartave dhe tregtinë me fëmijët e të mitur, pohon Chris. Agjentët
Dje në zyrat e FBI-së drejtori i sapoardhur Chris Sëker, ka pohuar faktin që agjentët e tij janë në rrugëkërkimin e "terrorizmit me lidhjen e këtyre gangsterëve", por kjo lidhje është konfirmuar se nuk ekziston. Federalët, sipas tij, po shpejtojnë të përgatisin agjentët e saj që të luajnë rolin e tyre në hetim e kësaj çështje. Njëkohësisht, divizioni i krimit në Amerikë, duke u njohur me rrezikun e futjes së gangsterëve pas 11 shtatorit 2001, nga 5000 agjentë që kishte, e ka shtuar numrin e tyre në 6500, duke ngritur kështu edhe shkallën e gatishmërisë dhe efiçensën e kësaj zyre hetimesh federale.
Krimet
Sipas Sëker, agjentët janë të vëmendshëm dhe kanë pak më shumë njohuri se sa para 11 shtatorit 2001, kanë mësuar të gjitha natyrat e krimit që shfrytëzojnë këto grupe kriminale në territorin e SHBA-së, dhe në vendet e tyre. Në Amerikë, ata janë të njohur nga përdorimi i kreditit të kartave të kopjuara në restorante, pika të furnizimit, dyqanet etjerë, vjedhja me anë të skenimit të numërit të kredit kartave, dhënia e tyre të parave borxh me fitim, shtitja e fëmijëve, prostitucioni, tregu i armëve, drogës dhe trafiqet ilegale me pagesë.
Trafik dhe vrasje nga shqiptarët në Amerikë. Gangsterët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA
Agjentë të FBI së shpejti në Shqipëri
Sipas zyrtarit të lartë të sapozgjedhur fokusi i FBI-së, tani është të zbulojë lidhjen e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve nga kufiri meksikan, të cilët veprojnë në Amerikë dhe janë me origjinë nga Ballkani, kryesisht Shqipëria dhe Maqedonia. Ata në bashkëpunim me Mafian amerikane, po kontrollojnë lojërat e fatit, prostitucionin dhe trafiqet ilegale. Përpara 11 shtatorit 2001(9/11) agjentët e specializuar lokalizuan në Karolinën e Veriut, në Sharlotë, lidhjet e grupeve të trafikantëve të cigareve dhe që përdornin kredit karta të kopjuara. Hetuesit zbuluan se këto grupe financoheshin nga organizata terroriste "Hezbollah" në Liban. Megjithatë nuk janë gjetur lidhje midis militantëve islamikë dhe grupeve mafioze që vijnë nga Shqipëria, thekson drejtori i ri, Chris Sëker.
Akuza
Një zyrtar tjetër i FBI-së që mori pjesë në këtë konferencë shtypi tha se, "katër vjet të kaluara, persona nga Shqipëria, që vepronin në Amerikë, të përdorur nga Mafia amerikane për punë të pista, kanë rrahur dhe vrarë njerëz. Funksionari i lartë W.K. Williams, ka bërë të ditur se grupet e shqiptarëve në Amerikë kanë nën kontroll disa grupe të familjes mafioze në Nju Jork dhe janë kapot e familjes mafioze, e cila ka qenë pesë vjet para tyre kupola. Në mbyllje të raportit, drejtori i sapoardhur i federalëve Chris Sëker, pohoi se Zyra e FBI-së, do të dërgojë agjentët e saj në Ballkan, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por dhe në në Siçili që të ndjekë që nga baza këto grupe të quajtura gangsterësh, që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë shtrirë veprimtarinë e tyre në një terrirtor të gjerë
Williams i premtoi ndihmë Sollakut më 14 prill 2004 në Tiranë
Tre muaj më parë, zyrtari i lartë i amerikan K.Williams ka bërë në Tiranë më 14 prill 2004 një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhoiri Sollaku. Williams i ka premtuar numrit një të akuzës se oficerët ekspertë amerikanë do të jenë të pranishëm në hetimin e çështjeve kundër krimit të organizuar”. Antiterrorizmi, pastrimi i parave, do të jenë në shënjestër të luftës së kryesuar nga ekspertët që do vijnë. Sipas premtimit të federalit, Byroja Federale Amerikane shumë shpejt pritet të ngrejë një zyrë në Shqipëri, që mund të shtrihet dhe nëpër rrethe, ku do të veprojë në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme. Projekti parashikonte se oficerë specialë do të kishin një zyrë pranë organit qendror të akuzës dhe do të merrnin pjesë drejtpërdrejt në çështje që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Ardhja e agjentëve të FBI-së në Tiranë do të financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe bëhet në kuadër të ndihmës dhe mbështetjes së SHBA-së për sistemin e drejtësisë shqiptare. Burime të organit qendror të akuzës kanë pohuar se prurja profesionale amerikane do të ndihmojë njëkohësisht dhe do të mundësojë hetime të paanshme. Paralajmërimi i administratës amerikane ka qenë i hapur me deklaratën e ish-ambasadorit Xhejms Xhefri. Nuk do të ketë kompromis me krimin dhe drejtuesit e krimit të organizuar, së shpejti do të përballen me një luftë që do i dërgojë tej hekurash, në sajë të politikës së ashpër penale që shefi i akuzës, Sollaku, ka orientuar dikasterin e Prokurorisë.
Fieraku Fatmir Kuçi, i kërkuar për trafik heroine, u kap në Nju Xhersi
Ka qenë një prangosje spektakolare e operacionit të koduar "Kompas" për të pandehurit e rrjetit të heroinës. Arresti shqiptar është ekzekutuar në Nju Xhersi për një nga anëtarët e superkërkuar të rrjetit. Fatmir Kuçi, 44 vjeç, nga Fieri, është arrestuar rreth orës 1 e 30 minuta në aeroportin amerikan, një muaj e gjysmë më parë teksa shpresonte të mbërrinte në tokën e premtuar. Këtë herë tentativa e tij për t'u ikur prangave ka qenë e kotë dhe e pashpresë. Policia ka mundur të bjerë në gjurmë të trafikantit, duke zbuluar itinerarin e arratisjes së përkohshme. Vetëm dy ditë pasi kanë nisur arrestimet në Tiranë, Fier, Lezhë dhe rrethet e tjera, Kuçi ka mundur të kalojë kufirin nga Rinasi në drejtim të Zvicrës. Në shtetin e kantoneve, ai ka mundur t'u shpëtojë prangave. Për disa ditë adresa e tij ka qenë e fshehtë, por vetëm përkohësisht. Udhëtimi kishte si pikë të fundit Amerikën për pjesëtarin e "Kompas". Përgjimet telefonike dhe mjedisore, kanë mundësuar kontaktet e të kërkuarit, duke e survejuar gjatë gjithë udhëtimit të tij. Kur Kuçi ka pandehur se arratia e tij ka marrë fund, policia aeroportuale e Nju Xhersit i ka hedhur prangat.