Prokuroria i mban pasaportën Agim Mushës, ia kthen të birit

20/02/2005 Hetuesit: Bruno i ka thënë të gjitha për zhdukjen e Irena Selit
TIRANË -Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kthyer dje pasaportën ndërkombëtare Bruno Mushës, djalit të gruas së zhdukur, Irena Seli. Rreth mesditës së djeshme, Agim Musha është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka tërhequr pasaportën e djalit të tij, Brunos. Rreth 17 ditë më parë, hetuesit bllokuan dokumentin e bashkëshortit dhe të birit të gruas së zhdukur, Irena Seli. Me këtë veprim, hetuesit synuan t'u heqin Agimit dhe Brunos të drejtën e largimit jashtë vendit, para se të sqarohej diçka për fatin e Irenës. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ky ishte një veprim që i shërbente hetimit e zbardhjes së rrethanave dhe shkaqeve të zhdukjes se gruas 39-vjeçare, Irena Seli. Hetuesit thanë se bllokimi i pasaportave, nuk përbënte ndonjë dyshim ndaj bashkëshortit të së zhdukurës dhe djalit të saj. Pak ditë më parë, biznesmeni Musha ka kërkuar pasaportën e tij dhe të djalit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por hetuesit i kanë thënë se ajo nuk mund të kthehej edhe për disa kohë.
Bruno
Ashtu siç është shprehur në Prokurori edhe Agim Musha, djali i tij, Bruno, këto ditë jep provimet e shkollës për biznes, në të cilën studion në Gjermani. Pas kësaj kërkese, hetuesit morën edhe disa herë në pyetje Bruno Mushën, duke dashur të marrin të gjitha faktet që ai kishte për zhdukjen e nënës së tij, më 16 tetor 2004. Institucioni i hetimeve, tha se pasaporta ndërkombëtare i është kthyer Brunos, pasi ai ua ka bërë të ditura hetuesve të gjitha gjërat që di për zhdukjen e Irena Selit. Në këtë mënyrë, duke patur parasysh edhe provimet e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka kthyer dje në mesditë pasaportën Brunos, duke vendosur të mbajë atë të Agim Mushës, pa afat.
Hetimi i zhdukjes
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ditët e fundit ka konfirmuar faktin se, Irena Seli, gruaja e zhdukur, nuk ndodhet në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fakt është vërtetuar me ndihmën e partnerëve amerikanë të Prokurorisë shqiptare, me të cilët hetuesit shqiptarë kanë më shumë se një muaj që mbajnë kontakte të rregullta. Prokuroria ka mbërritur në përfundimin se, gruaja e zhdukur nuk ndodhet as në Gjermani. Hetimi ka mbetur në sqarimin e disa rrethanave, si telefonatat nga SHBA, të cilat janë bërë në numrat e Agim Mushës, Brunos dhe Ylli Selit, vëllait të të zhdukurës. Ende në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nuk ka një përfundim të saktë për këtë fakt, pasi, mesa duket edhe pala amerikane nuk e ka patur të thjeshtë të kryente verifikimet. Dy dëshmitarë të tragetit me të cilin kanë udhëtuar Agim Musha dhe Irena Seli, kanë pohuar se e kanë parë të zhdukurën në traget, por që nuk dinë asgjë nëse ajo ka zbritur në Durrës. Edhe dokumentacioni apo policia e portit nuk ka dhënë një përfundim mbi këtë fakt.
Bllokimi
Tri ditë pasi erdhën në Shqipëri, Agim Musha dhe djali i tij Bruno, nuk kishin më mundësi të dilnin. Biznesmeni i njohur në kryeqytet, bashkë me djalin e tij, mbërritën në Shqipëri në datën 2 shkurt të këtij viti, pas një udhëtimi nga Dortmundi i Gjermanisë. Natën e mbërritjes së tyre, prej orës 19.40 deri në 02.00 pas mesnate, pronari i kompleksit “Bruno” dhe djali i tij dhanë deklarimet e tyre para hetuesve të Krimeve të Rënda, lidhur me zhdukjen e Irena Selit. Seanca vijoi të nesërmen më 3 shkurt, në një interval të njëjtë kohor, ndërsa hetuesit i dëgjuan thëniet e dy dëshmitarëve edhe disa ditë të tjera. Më 5 shkurt, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda urdhëruan bllokimin e pasaportave të Agimit dhe Brunos, me synimin që ata të mos largoheshin jashtë vendit, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KRONOLOGJIA
2 shkurt 2005
Agim Musha dhe djali i tij, Bruno, mbërrijnë në Tiranë. Pak orë pasi kthehen nga Gjermania, ata paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku japin sqarimet e tyre lidhur me zhdukjen e Irena Selit, në një seancë pyetjesh prej më shumë se shtatë orësh. Musha thotë se, Irena i ka bërë sinjale në telefon dy-tre herë
3 shkurt 2005
Bashkëshorti i gruas së zhdukur dhe djali i saj paraqiten për herë të dytë para hetuesve. Ata vijojnë deklarimet e tyre lidhur me ngjarjen e 16 dhjetorit 2004, si dhe paraqesin para hetuesve provat që zotëronin. Biznesmeni përforcon bindjen e tij para hetuesve, se Irena, gruaja e tij, ndodhet në SHBA
4 shkurt 2005
Teksa dilte nga organi i hetimeve, Agim Musha deklaron se ka të paktën 20 dëshmitarë që janë gati të tregojnë për Prokurorinë, se e kanë parë Irena Selin duke zbritur nga trageti “Venezia”, me të cilin dy bashkëshortët kishin ardhur nga porti i Triestes, më 15 dhjetor 2004
5 shkurt 2005
Me një vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Agim Musha dhe djali i tij lënë në këtë institucion të bllokuara dy pasaportat e tyre ndërkombëtare. Prokuroria vendosi t'i mbajë ato pa afat, deri në përfundimin e verifikimeve të duhura
7 shkurt 2005
Bruno Musha deklaron se pas zhdukjes së nënës së tij, Agim Mushës i kishte humbur një shumë e majme në euro dhe dollarë, të cilat i mbante diku. Bruno nënvizon se, nëna e tij, Irena, i kishte treguar se do të largohej në SHBA dhe se nuk donte të jetonte me babain e tij
9 shkurt 2005
Bruno thirret sërish në Prokurori. Kësaj radhe ai jep sqarime për paratë e humbura dhe për sinjalet telefonike që kanë mbërritur nga SHBA. Ai u shpjegon hetuesve si kishte zbuluar në internet se karta nga e cila kishin ardhur zilet, i përkiste kompanisë “Jek” në Los Anxhelos
16 shkurt 2005
Agim Musha kërkon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tërheqjen e pasaportës së tij dhe të djalit, pasi Bruno kishte sezonin e provimeve në Gjermani, ku studion për biznes
19 shkurt 2005
Pasi ishin paraqitur edhe disa herë të tjera para hetuesve, Agim Musha dhe Bruno shkojnë në zyrat e hetuesve të Krimeve Rënda dhe tërheqin vetëm pasaportën e 20-vjeçarit. Prokuroria mban pasaportën e Agimit për verifikime të mëtejshme