Pollo: Busti u rrëzua, por fara e komunistëve nuk u shua nga politika shqiptare
20/02/2005 Reformatorët përkujtojnë 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të monumentit të diktatorit
Me rastin e 14 vjetorit të rrëzimit, të bustit të diktatorit, Enver Hoxha, Partia Demokrate e Reformuar, ka organizuar një forum të titulluar "Shembja e Idhujve të Rremë". Referuesit në të këtë forum iu rikthyen dhe një herë kohës, kur turmat e qytarëve dolën në rrugë, për të shembur diktaturën, duke e cilësuar këtë ditë, si një çast historik për vendin. Kryetari i reformatorëve, Genc Pollo, në fjalën e tij tha, se sot 14 vjet pas 20 shkurtit të vitit 1991 është koha për një reflektim serioz, për domethënien e asaj dite dhe influencën e saj në ditët e mëvonshme. " Sot pas 14 vitesh, mund të themi se një statujë tirani u rrëzua dhe një mit shtypës u çmontua, por, fara e tyre nuk u shua, përkundrazi gjalloi e u shtua në dimensione më të vogla, më pak të rrezikshme. Kurajo civile, për të çmontuar çdo tjetër idhull të rremë, është sot, ajo që fatkeqësisht duket e bjerrur në shoqërinë tonë. Duhet kurajo për të thënë disa të vërteta, edhe kur ato nuk na volisin, kurajo për të marrë vetëpërgjegjësi, kur këtë e kërkon e mira publike", tha Pollo. Duke iu rikthyer dhe një herë shkurtit të para 14 viteve, kreu i PDR-së, risolli dhe një herë emocionet e atyre ditëve. "Ishte e veçantë për nga domethënia e përhapja e imazhit të ngjarjes, që shpejt, përmes mediave, u shndërrua në një ikonë liberatore, jo vetëm në Shqipëri, por pothuaj globalisht. Unë vetë nuk ndodhesha në Tiranë atë ditë, rastisa larg në një aktivitet të PD-së, së atëherëshme, por e mbaj mend mirë emocionin që më kaploi, sapo mora vesh lajmin dhe e di mirë, që kam humbur shumë, që nuk u ndodha në shesh atë ditë", tha Pollo. Në takim e morën fjalën edhe personalitete të tjera të shoqërisë civile, si dhe politikanë. Në fund aktori i njohur, Mirush Kabashi, recitoi një poezi kushtuar 20 shkurtit të vitit 1991.