S´do të ketë diskriminime në buxhet për Bashkitë

20/02/2005 Kreu i PD-së thekson se qeverisja e ardhshme nuk do bëjë dallime mes zonave rozë dhe atyre blu
Berisha kërkon debat parlamentar për ndotjen e mjedisit në Elbasan
Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar, gjatë takimit në Elbasan, se me ardhjen në pushtet të opozitës aktuale nuk do të ketë dallime në buxhetet e bashkive. Kreu demokrat ka theksuar se mazhoranca aktuale ka dhënë fonde minimale për Elbasanin, për shkakun se atë e drejton opozita. Ndaj, Berisha ka theksuar se shumë shpejt ky qytet do të jetë në qendër të një debati parlamentar, dhe për vetë faktin se niveli i ndotjes së mjedisit është tepër i lartë.
Fondet
Duke u njohur edhe me nivelin e ulët të fondeve të qytetit të Elbasanit, Berisha është shprehur se nuk është e ndershme që një bashki të marrë grante të tilla të papërfillshme, kur qytetet e tjera rozë, marrin dyfishin ose trefishin. Berisha ka theksuar se shkak për mungesën e fondeve është ngjyra blu e Bashkisë së Elbasanit. Për të, e njëjta situatë ndodh me Sarandën, vetëm sepse kjo bashki është fituar nga Partia Demokratike. "Nuk do të ketë më diskriminime të tilla për të gjitha bashkitë në vend", premtoi kreu i PD-së. Ai ka shtuar se në prioritetet e demokratëve do të jetë dhe lufta kundër korrupsionit dhe të ligjit kundër monopoleve. "Do të bëjmë të zbatueshëm ligjin kundër monopoleve dhe konflikteve të interesit, të cilat, nëse do të qeverisë PD, nuk do të ekzistojnë më, për t'i dhënë hapësirë konkurrenës së ndershme", tha Berisha. Sipas tij, Shqipëria është vendi i mjerimit dhe skamjes, ku njerëzit jetojnë vetëm me dy euro për frymë në ditë. "Qeveria e ardhshme do të përcaktojë politika sociale në uljen e taksave", premtoi Berisha.
Elbasani
Për Elbasanin, Berisha tha se mjedisi do të përbëjë një prej prioriteteve të PD-së. Si zgjidhje ai ka dhënë projekte të rëndësishme, që do të shërbejnë në uljen e ndotjes. Sipas tij, punësimi, strehimi dhe ndihma për biznesin, që të zhvillohet duke luftuar monopolet. "Elbasani do të jetë shumë shpejt pjesë e një debati parlamentar, për të diskutuar në lidhje me problemet e shqetësojnë si mjedisi, varfëria etj. Ky qytet, do të përfitojë projekte për mjedisin dhe për ndërtimin e një spitali të parametrave optimal, duke e mbrojtur gjithashtu nga dy përrenjtë, që kanosin jetën e njerëzve", theksoi kreu i demokratëve. Për këto deklarata, Berisha është shprehur se janë tërësisht të realizueshme dhe se po punohet për t'i pasur sa më pranë realiteteve.
"Ditët e Shpresës" do të mbyllen më 22 mars
Turi paraelektoral, i quajtur "Ditët e Shpresës", i ndërmarrë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të mbyllet me një miting madhështor më datë 22 mars, në sheshin "Skënderbej". Që prej më shumë se dy muajsh, lideri demokrat, Berisha ka udhëtuar në qytetet kryesore të vendit, duke shfrytëzuar për këtë qëllim, 14-vjetorin e krijimit të degëve të PD-së në rrethe. Gjatë kësaj kohe, veç takimeve me elektoratin, Berisha ka dhënë dhe porositë përkatëse për krerët e degëve në rrethe, ku një vend të rëndësishëm i është dhënë përzgjedhjes së figurave,, si dhe afrimit të personave nga shoqëria civile në PD. Burimet, shprehen se kjo është vetëm faza e parë e fushatës, ndërsa pas 22 marsit, do të mendohet dhe për hapat e mëtejshëm, që do të ndiqen. Lideri demokrat, gjatë këtij turi është shprehur i sigurt në fitoren e opozitës, ndërkohë gjatë fjalimeve të tij, janë vënë re dhe tonet disi më të zbutura në akuzat ndaj kundërshtarit, e krahasuar kjo me fushatat e tjera. Ndërkohë, faza tjetër e fushatës elektorale të PD-së, do të organizohet nga kompania amerikane BG&R, e cila pritet, që muajt e ardhshëm të hapë zyrat e veta në Shqipëri.