E Diel, 1 Nëntor 2026

Braho: “Në tryezë, të gjitha partitë politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”



Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështjet Ligjore në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Spartak Braho, u bëri thirrje dje të gjitha forcave politike që të ulen në një tryezë për të bërë ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Braho tha se LSI-ja është e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të marrë parasysh dhe propozimet e OSBE/ODIHR-it. Ai tha se LSI-ja ka kohë që ka filluar punën, ka ngritur strukturat e saj në nivel qendror dhe lokal. Ka përcaktuar idetë kryesore të saj për reformën zgjedhore. “Në memorien e reformave të kaluara zgjedhore LSI-ja ka luajtur gjithmonë rol aktiv. I ka paraprirë dhe ka qenë jo vetëm konstruktive, por edhe parimore. Koha ka treguar se qëndrimet e LSI-së për reformën zgjedhore kanë qenë jo vetëm të drejta, por edhe të nevojshme, ndonëse shpeshherë ranë në vesh të shurdhër. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të jemi konstruktivë, aktivë dhe parimorë për këtë çështje të rëndësishme politike dhe institucionale të vendit”, - u shpreh Braho, duke shtuar se “LSI-ja propozon që si çështje primare që lidhet me modalitetet e reformës zgjedhore të jetë përcaktimi i një platforme dhe kalendari veprimesh konkrete dhe i detajuar, ku rolin kryesor ta përfshijë ideja e një tryeze ndërpartiake gjithëpërfshirëse”.

21 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›