Braho: “Shtatë kufizimet ligjore antikushtetuese që përmban Projekt-kodi i ri Zgjedhor
Deputeti i LSI-së: “Është shkelur neni 18 i Kushtetutës, ai i barazisë së shtetasve”.Braho: “Ky Projekt-kod shënon hapa mbrapa në krahasim me zgjedhjet e 2007-s”
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur dje 7 arsye që argumentojnë kufizimet ligjore antikushtetutese dhe antidemokratike që përmban Projekt-kodi i ri Zgjedhor, i miratuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin Parlamentar për reformën zgjedhore. Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, tha se të gjitha këto kufizime të parashikuara në projekt-kodin e ri zgjedhor bien ndesh dhe janë në shkelje të nenit 18 të Kushtetutës së Republikës, që sanksionon barazinë e shtetasve dhe të subjekteve para ligjit, në shkelje të kushtetutshmërisë moderne për barazinë e shanseve.
Kufizimet
Sipas Brahos, në Projekt-kodin aktual zgjedhor kufizohet dhe ngushtohet mundësia e regjistrimit në procesin zgjedhor të partive politike joparlamentare, pasi për t’u regjistruar një parti joparlamentare duhet paraqitja dhe mbështetja bashkë me listën e kandidatëve të saj, edhe lista e 10 mijë zgjedhësve në rang vendi në KQZ. Braho tha gjithashtu se në Projekt-kod kufizohet dhe ngushtohet mundësia e regjistrimit në procesin zgjedhor e partive politike që dalin në koalicion, pasi për t’u regjistruar një koalicioni i duhet paraqitja dhe mbështetja nga jo më pak se 15 mijë zgjedhësish në rang vendi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deputeti i LSI-së tha gjithashtu se Projekt-kodi bie ndesh me Kushtetutën, pasi kufizon dhe ngushton mundësinë e kandidimit të kandidatëve të pavarur, pasi kushti i kandidimit të tyre është paraqitja e një liste zgjedhësish mbështetës, jo më pak se 1% të listës së zgjedhësve të regjistruar, e cila duhet të jetë e noterizuar. “Kështu që, nëse në qarkun e Tiranës lista e zgjedhësve është 340 mijë zgjedhës, kandidatit të pavarur i duhet të paraqesë për t’u regjistruar në KQZ, një listë me 3400 firma zgjedhësish të regjistruara përpara noterit, duke përballuar vetë edhe shpenzimet e mëdha financiare. Ndërkohë që në Kodin aktual, për t’u regjistruar kandidati i pavarur nevojiteshin 300 firma zgjedhësish”, - tha Braho.
Administrimi i votës
Kufizimi i katërt antikushtetutes i Projekt-kodit, sipas Brahos, është i lidhur me procesin e administrimit të procesit zgjedhor, në të cilin synohet monopolizimi i dy partive kryesore, PS dhe PD. “Ky variant është hap prapa krahasuar me procesin e administrimit të zgjedhjeve në vitin 2007. Sipas projektit në të katër nivelet e strukturave që administrojnë zgjedhjet, si në KQZ, në KZAZ, në KQV dhe GNV komisionet përbëhen kryesisht vetëm nga 2 parti (PD dhe PS) dhe respektivisht nga një anëtar komisioni të partive aleate të tyre (PR dhe PSD). Këto struktura bipartizane lënë jashtë procesit të kontrollit të votimit dhe të numërimit të votave jo vetëm pjesën dërmuese të partive që konkurrojnë midis tyre, por edhe koalicionet që konkurrojnë midis të njëjtit spektër”, - tha Braho. Ai shtoi se një tjetër shkelje e Kushtetutës është përdorja e kritereve të ndryshme për mënyrën e caktimit të komisionerëve nga partitë e tjera. “Kështu, për anëtarët e KQZ –së është përdorur kriteri i zgjedhjes së tyre duke mbështetur kandidatin në votimin në Kuvend me firma të deputetëve të partive të mëdha. Për zgjedhjen e anëtarëve të KZAZ dhe KQV është përdorur kriteri i zgjedhjes së anëtarit të komisionit nga partia e dytë parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 2005-s. Për zgjedhjen e anëtarit të grupit të numërimit është përdorur kriteri i zgjedhjes me short, që pa dyshim është absurditet”, - tha Braho. Deputeti i LSI-së tha se në projekt-kod janë përdorur dy kritere, bazuar në dy formula të ndryshme, për ndarjen e mandateve për deputetë. “Kështu, ndarja e mandatave në zonat zgjedhore bëhet sipas formulës “d-hond”, formulë e cila në kalkulim dhe përdorimin e saj favorizon partitë e mëdha, kurse ndarja e mandateve brenda koalicioneve bëhet sipas formulës “sanlege”, e cila në kalkulim dhe përdorimin e saj favorizon partitë e vogla. Përdorimi i dy kritereve, natyrisht bëhet me qëllime të paracaktuara dhe nuk është normale, ndërkohë që duhet të përdoret vetëm një kriter në të dy rastet e ndarjes së mandateve”, - vijoi Braho. Së fundi, deputeti i LSI-së renditi si kufizim ligjor antikushtetues në Projekt-Kod mohimin e të drejtës së pjesëmarrjes në votime të emigrantëve, pavarësisht insistimit të mjaft subjekteve politike dhe jopolitike.
Shtatë kufizimet antikushtetuese të Projekt-kodit të PS-PD-së
1-Ngushtohet regjistrimi në zgjedhje i partive joparlamentare
2-Kufizohet mundësia e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje
3-Kufizohet mundësia e regjistrimit në zgjedhje të kandidatëve të pavarur
4-Synohet monopolizimi i PS dhe PD në procesin e administrimit të votës
5-Janë përdorur kritere të ndryshme për mënyrën e caktimit të komisionerëve
6-Janë përdorur dy kritere të ndryshme, bazuar mbi formula të ndryshme, për ndarjen e mandateve për deputetë
7-Mohohet pjesëmarrja në votime e emigrantëve
8 Nentor 2008