E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: "Qeveria ka hequr dorë nga sektori i arsimit”



Partia Socialiste reagon ndaj projektbuxhetit të propozuar nga qeveria, duke e akuzuar këtë të fundit se ka braktisur totalisht sektorin e arsimit. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku, tha se qeveria ka hequr dorë nga sektori i arsimit, duke ulur ndjeshëm fondin për këtë sektor. “Dorëheqja e qeverisë nga ky sektor gjoja prioritar bëhet edhe më e prekshme kur shqiptarët shohin peshën, a më saktë mungesën e peshës që ka arsimi në buxhetin e vitit 2009. Tre vjet e ca më parë Berisha u mori votat shqiptarëve me klithmën se arsimi ish prioritet i prioriteteve. Dhe vijon të klithë me fjalë, por hesht me shifra. Vitin e ardhshëm, krahasuar me sivjet, fondi për arsimin bazë ulet nga 57.9% në 54.4, fondi për arsimin e mesëm të përgjithshëm gjithashtu ulet nga 12.5% në 12.2, fondi për arsimin profesional, varrën e hapur të sistemit tonë arsimor, ulet nga 6.8% në 6.2. E pra Berisha u premtoi shqiptarëve se në fund të këtij mandati arsimi do të zinte afro 6% të prodhimit të brendshëm bruto, kur në fakt i la gjysmagjelin e shifrës së premtuar, pra 3.5%”, - tha Shamku.

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›