E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dhe Lohan bashkë në Shkollën e Studimeve Politike



Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan, kanë marrë pjesë dje në ndarjen e diplomave nga Shkolla e Studimeve Politike, e cila financohet nga KE. Presidenti Topi, gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, ka shprehur besimin se ky grup i ri studentësh do të kontribuojë jo vetëm në politikë por në të gjithë sektorët kyç për vendin duke dhënë një shtysë të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori Lohan, i cili nuk iu largua as komentit për raport-progresin e publikuar pak ditë më parë. “Kjo më jep mundësinë të rikthehem te Progres-Raporti për Shqipërinë ku Komisioni Europian nënvizon nevojën për shtimin e dialogut konstruktiv mes partive dhe forcave politike në Shqipëri. Ju, pa dyshim, mund të luani një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Jam shumë i kënaqur që në këtë shkollë diskutohet shumë për çështjet e integrimit. Paketa e komisionit edhe një herë shënon perspektivën e qartë të integrimit të Shqipërisë dhe unë uroj që ju të jepni kontributin tuaj për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit”, - është shprehur Lohan.

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›