E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK-ja paraqet draftin e propozimeve për Kodin e ri Zgjedhor



Grupi Parlamentar i Partisë Demokristiane ka bërë dje publike propozimet për përmirësimin e Kodit të ri Zgjedhor. Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ndue Shpani, paraqiti draftin me propozimet e PDK-së, në të cilin kërkohet që KQZ-ja të përbëhet nga 9 anëtarë dhe procesi i administrimit të zgjedhjeve të jetë një proces gjithëpërfshirës.
“Dy anëtarë të KQZ-së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të maxhorancës qeverisëse, përjashtuar partinë më të madhe të maxhorancës, që kanë numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Dy anëtarë të KQZ–së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës, që kanë numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Anëtarë të Komisionit KZAZ të ketë çdo grupim politik i koalicioneve të përbëra, pjesë e të cilit koalicion të jetë të paktën një Parti Parlamentare. Anëtarë Komisioni të ketë çdo Parti Parlamentare që konkurron i vetëm në zgjedhje. Nëse numri i anëtarëve të Komisionit të përcaktuar në pikën 1 dhe 2 është çift, i shtohet dhe një anëtar, i cili përzgjidhet në short nga kandidaturat e dy partive të mëdha. Kjo mënyrë e formatimit të KZAZ–së të zbatohet edhe për formimin e KQV-ve dhe grupeve të numërimit duke reflektuar ndryshimet përkatëse në dispozitat vijuese”, - thuhet në draftin e propozuar nga Partia Demokristiane.

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›