E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topi: Fitorja e PD do të jetë e thellë

10/05/2005  Nëkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, e ka cilësuar si serioz sondazhin e zhvilluar nga Instituti Amerikan për Demokraci, por shprehet se fitorja e PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë më e thellë. “Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme do të jetë dhe më e thellë, por unë dua të vlerësoj sondazhin e bërë nga ky organizëm si një punë serioze. Besoj se shifrat e publikuara do të jenë një shtysë për një rezultat edhe më të favorshëm në zgjedhje“, tha Topi. Nga anketimi i më shumë se 1200 personave, nënkryetari i PD-së kishte dalë si një ndër politikanët që gëzon më shumë popullaritet, duke lënë mbrapa figura të tilla si kryetari i PD-së, Berisha, apo kryetari socialist Nano. „Për sa i përket këtij fakti, nuk dua të bie në nivelet e hipokrizisë dhe të them që nuk më pëlqen vlerësimi i votuesve. Por, gjithsesi, këto shifra më motivojnë për të punuar dhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi fitorja nuk mund të jetë individuale“, tha Topi. Në sondazhin e zhvilluar nga NDI, të publikuar një ditë më parë, shpallte fituese PD me 42 për qind të votave, kundrejt 34 për qind të votave që parashikohet të marrë PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›