Nuk ka faturë financiare për pronat

11/05/2005 Sinaj: Janë 135 mijë ha tokë e lirë për kompensimin e ish pronarëve sipas ligjit të vitit 2004
Komiteti i Pronave ankohet për mungesën e ambienteve të punës dhe mjeteve
Qeveria shqiptare nuk ka paraqitur një faturë financiare në Bruksel se sa do të kushtojë procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave. Gjatë takimit të zhvilluar mes grupit të punës së Shqipërisë dhe atij të Bashkimit Evropian, kryetari i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e ambienteve të punës, si dhe të mjeteve teknike. Për këtë çështje mësohet se ai ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për të arritur në përmbushjen e standardeve të kërkuara. Ndërsa në lidhje me tokën e lirë, që do përdoret për kompensimin e ish-pronarëve, është paraqitur harta e dy viteve më parë. Nga ana tjetër, Sinaj, gjatë raportimit, ka përshëndetur votimin e Metodikës në parlament, duke vlerësuar se në këtë mënyrë është hedhur një hap mjaft pozitiv në nisjen e procedurave për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Tokat e lira
Sipas raportit të Komitetit të Pronave, në Shqipëri janë rreth 135 mijë ha tokë shtetërore e lirë, që do të përdoret për kthimin dhe kompensimin e pronave. Anëtarët e komitetit kanë sqaruar se kjo shifër është nga studimi i dy viteve më parë. Ndërsa është theksuar se nuk është arritur në një studim më të fundit, për shkak të mungesës së teknikës. Megjithatë, Sinaj ka vlerësuar se mbeten vetëm pak llogaritje për të nxjerrë se sa është toka e lirë, pasi prej 135 mijë ha tokë do të zbritet ndarja e tokave gjatë dy viteve prej shtetit. Sinaj është shprehur në raportim se ka nisur puna prej komisioneve vendore që prej një muaji. Ndërsa, duke parë vonesat, ai ka sqaruar se në parlament është miratuar kërkesa për të shtyrë dhe një vit afatet e parashikuar në ligj për kohën kur duhet të paraqesin dokumentet ish-pronarët.
Ankesa
Në takimin e radhës kryetari i Komiteti Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka theksuar se ka nisur puna në komisionet vendore, por ambientet dhe kushtet teknike lënë shumë për të dëshiruar. Ndaj, ai ka kërkuar që të merren masat për të krijuar kushtet e duhura, në mënyrë që zbatimi i ligjit të jetë konform afateve të dhëna, si dhe kushteve të parashikuara. Sinaj mësohet të ketë përshëndetur marrëveshjen e lidhur së fundi me OSBE-në për trajnimin e komisionerëve, si dhe për studimin e çmimit të tokave në të gjitha zonat e Shqipërisë. Ndërsa është shprehur se ekziston vullneti nga qeveria dhe nga parlamenti shqiptar për të bashkëpunuar me komitetin e pronave. Në këtë kontekst, ai ka përshëndetur metodikën e përcaktimit të çmimit të tokave, të miratuar vetëm pak ditë më parë prej parlamentit shqiptar. Gjithashtu mësohet se përfaqësuesit e Task-Forcës së Bashkimit Evropian janë shprehur se për këtë çështje do të jenë të interesuar dhe në takimet e ardhshme.
135 mijë ha tokë është e lirë
5 euro maksimumi
për çmimin e tokës bujqësore
606 euro vlera maksimale
e tokës truall në Tiranë
280 euro kushton një m2
tokë truall në zonat turistike
1- Ju lutem na jepni statistika konkrete të progresit në Shqipëri në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, duke u bazuar në ligjin e vitit 2004 për njohjen kthimin dhe kompensimin e pronave
2- Ju lutem na paraqisni të dhëna mbi procesin e miratimit të akteve nënligjore për funksionimin e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe çfarë është duke bërë aktualisht për pajisjet dhe stafin e punës?
3- Sa komisione lokale kanë hapur zyrat dhe në cilën datë kanë nisur funksionimin?
4- Çfarë tipe trajnimesh kanë marrë anëtarët e komisioneve lokale për të përballuar kërkesat për kthimin e pronave dher për të qenë sa më konkret?
5- Në ç'moment është verifikimi dhe pasqyrimi i të dhënave për tokat që do të përdoren për kompensimin?
6- Çfarë hapash janë marrë për të ballafaquar kërkesat e ish-pronarëve në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2004?
7-Nuk ka qenë e përcaktuar afati për paraqitjen e fundit të dokumenteve nga ish-pronarët dhe për shqyrtimin e këtyre kërkesave, çfarë hapash janë ndërmarrë për të informuar qytetarët mbi këto afate?
8- Ju lutem na bëni të ditur se cilët janë hapat e ndërmarrë për të informuar qytetarët për nevojën e procedurave që duhet të ndjekin?
9-Ju lutem na bëni të ditur vlerën e tokës së kërkuar për kompensimin dhe vlerën që ka toka shtetërore e lirë, që do të përdoret për kompensimin?
10-Çfarë progresi është bërë për metodologjinë e propozuar nga ekspertët e pavarur që është paraqitur në parlament?
11-Cila do të jenë fatura që do të paguhet në kesh për kompensimin e pronave sipas Metodikës?
12-Cila është shuma e parashikuar në Buxhetin e Komitetit Shtetëror për kompensimin financiar të ish-pronarëve për vitin 2005?
13-Ju lutem na jepni një informacion mbi gjendjen e kthimit të pyjeve dhe të tokave në bregdet?
14 Një grup nga Nivica, së fundi kanë shprehur shqetësimin për privatizimin e një toke, për të cilën ata theksojnë se e kanë në pronësi. A mund të na komentoni këtë çështje?
15-Në përputhje me ligjin e vitit 2004, çfarë hapash janë ndërmarrë për të plotësuar kërkesën për të mos privatizuar kapitalet shtetërore deri sa të përfundojë procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave?