Braho: Zgjedhja e KQZ? Emrat janë të paracaktuar, procedura formale
Lëvizja Socialiste për Integrim u shfaq dje e pa interesuar sa u takon procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, konstatoi se "Kodi Zgjedhor e ka emëruar anëtarin e pestë dhe të gjashtë të KQZ-së. Zgjedhja është vetëm formale". Sipas tij, tashmë dihet që anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zgjidhet me votat e partisë së madhe, si të pozitës, ashtu edhe të opozitës. "Në këto kushte, Partia Socialiste ka bërë marrëveshje me PD-në për këto emërime thjesht formale", u shpreh Braho. Neni 14 i Kodit Zgjedhor thotë se 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Subjektet propozuese në fazën e përzgjedhjes paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura në përputhje me kriteret e parashikuara. Subjektet propozuese përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini. Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës. Grupimi propozues paraqet një listë me jo më pak se dy kandidatura për vakancën përkatëse.
Kuvendit i paraqitet për votim lista e kandidatëve që ka siguruar numrin më të madh të nënshkrimeve mbështetëse të deputetëve të grupeve respektive parlamentare të shumicës dhe opozitës parlamentare, përfshirë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të secilit grupim. Në rast se dy apo më shumë lista sigurojnë numër të njëjtë nënshkrimesh mbështetëse, të gjitha kandidaturat e përfshira në këto lista futen në votim. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, sipas këtij neni, zhvillohet në një ditë të vetme. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 7 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së.