Rama vijon bojatisjen e fasadave, jashtë çdo lloj kriteri sigurie për kalimtarët

Skelat në rrugën Bardhyl rrezikojnë punëtorët dhe qytetarët
Ngritja e skelave për lyerjen e pallateve pa kurrfarë sigurie në Rr. Bardhyl të kryeqytetit, rrezikon çdo çast jetën e qytetarëve, të cilët kalojnë në të dy anët e trotuareve. Në të dy anët e Rr. Bardhyl, procesi i lyerjes së pallateve funksionon pa rrjetën mbrojtëse, e cila duhet të hidhet sipër skelave. Kështu kalimtarët e kësaj rruge, ndjehen krejtësisht të pasigurt, ngaqë mundësia e rënies e materialeve ndërtimore që mbajnë skelat, është shumë e madhe. Shembulli më i fundit ishte para dy ditësh, ku një punëtor u plagos rëndë nga rënia e një dërrase në një lartësi prej 7 metrash. Ndërkaq, siguria në punë, sidomos në sektorin e ndërtimit, gjatë kohëve të fundit në kryeqytet ka në nivele të pakrahasueshme me standardet Evropiane. Punëtorët e ndërtimit nuk respektojnë as rregullat më minimale në mbrojtjen e jetës së tyre. Kështu, banorët dhe kalimtarët e Rr. Bardhyl, ankohen për këtë situatë, duke u shprehur se kanë shumë të kalojnë rrugës apo të dalin jashtë nga banesat e tyre. Pothuajse të gjithë pallatet e segmentit të Rr. Bardhyl, janë veshur prej muajsh me ngritjen e skelave për të lyer këto të fundit, dhe vetëm 20 % të tyre respektojnë masat e sigurisë gjatë procesit të lyerjes, kurse pjesa tjetër funksionon pa rrjetën mbrojtëse. Rrjeta mbrojtëse gjatë procesit të punimi, e cila hidhet sipër skelave, bën të mundur sigurinë e jetës së qytetarëve duke i mbrojtur nga materialet ndërtimore që mund të bien poshtë. Meqë jam banore e kësaj lagjeje, unë dhe familja ime jemi të detyruar të kalojmë në këtë rrugë disa herë në ditë. Këtu u bënë kohë që ka filluar lyerja e pallateve dhe siç e shikon nuk respektohet asnjë masë siguri gjatë procesit të punës. Përjetojmë një tmerr të vërtet sa herë kalojmë në skela, sepse aty nda çasti në çast mund të bien dërrasa, hekura apo materiale të tjera ndërtimi në kokë, u shpreh për gazetën SOT, Zamira Doçi, banore në Rr. Bardhyl të Njësisë Bashkiake Nr, 4.
Së dyti, përveç mosrespektimit të kritereve në punë dhe rrezikut të jetës së qytetarëve gjatë procesit të lyerjes së pallateve, skelat e ngritura në pallate, hiqen disa javë vonesë pasi ka mbaruar puna duke bllokuar në këtë mënyrë trotuaret dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Ndërkaq, përgjegjësi direkt për mos respektimin e kritereve në punë, e cila e kontraktuar, e cila ka marrë fituar tenderin nga Bashkia e Tiranës për te luer pallatet e kësaj zone. Gjithashtu edhe Bashkia e Tiranës, e cila ka nënshkruar kontratën me këtë firë pa e kontrolluar nëse firma në fjalë i ka mjetet e nevojshme dhe vullnetit për të respektuar masat e sigurisë gjatë procesit të aktivitetit të saj. Ndërkaq, për shkak të riskut që paraqesin skelat e pambrojtura nga rrjeta mbuluese, janë të rrezikuar jo vetëm qytetarët e thjeshtë kalimtarë, por edhe vetë punonjësit.
Niveli i sigurisë në punë
Respektimi i masave të sigurisë në punë, sidomos në sektorin e ndërtimit, në vendin tonë është në nivele shumë të ulëta, mos të themi në nivelin zero. Ky nivel i ulët sigurie ka shkaktuar një numër të madh aksidentesh në punë gjatë muajve të fundit. Numër ky shumë i lartë kur e krahasojmë me vendet tjera Evropiane, për nga numri i popullsisë. Kështu, mungon kualifikimi dhe informimi i punëtorëve mbi rreziqet që mund të ndodhin gjatë punës, informimi dhe kualifikimi se si duhet të mbrohen punëtorët sipas natyrës së punës, gjë e cila do të bënte parandalimin e aksidenteve. Punëtorët e ndërtimeve në kryeqytet, shikohen tek punojnë në lartësi të mëdha pa kasketa, pa uniformë dhe pa asnjë kriter sigurie në ruajtjen e jetës. Ndërkaq, punëdhënësit duhet të kërkojnë nga punëtorët respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit dhe të higjienës, veçanërisht në rast të ndryshimit të kushteve të punës. Konstatohet se gjatë procesit të punën, nuk vendosen sinjale të dallueshme qartë në çdo kënd të rrugës, që paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve dhe qytetarëve. Për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet profesionale, as nuk janë të përcaktuar dhe as nuk janë respektuar rregullat bazë të sigurimit teknik.