Eva Herzigova pozon seksi për revistën “Vogue”
Dikush me të drejtë do të pyeste se cili është sekreti i saj, sepse ndërsa për të gjithë, ditët kalojnë në mënyrë të paevitueshme, për të duket se koha ka ndalur. E mrekullueshmja Eva Herzigova 36 vjeçe arrin të transmetojë bukurinë, freskinë dhe thjeshtësinë e një njëzetë vjeçareje. Demonstrimi i rradhës vjen për numrin e nëntorit të revistës “Vogue” në Francë, ku top modelja pozon duke luajtur me veshjet dhe transparencën që të lë me gojë hapur. Javën e parë ajo ishte pjesëmarrëse në javën e modës në Milano ku e pamë si të ftuarën speciale të Dolce e Gabbana së bashku me koleget Klaudia Shifer dhe Naomi Kembëll, një trio bukurie që sfidon edhe më të rejat në moshë. E nëse Naomi i surprizoi të gjithë duke sfiluar në Paris me veshje transparente, Eva nuk humbi kohë dhe pozoi për të përmuajshmen e modës franceze, duke besuar te dekolteja e saj. Mos ndoshta tani është rradha e Klaudias të vërë në dukje format e saj trupore?
7 Tetor 2009