E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braktisën çantën me drogë, kapen sa dalin nga pylli

• KORÇE - Dy ditë më parë, për t'i shpëtuar kapjes nga policia, flakën dy çantat e mbushura me 10 kg drogë dhe u zhdukën në pyllin në afërsi të Leskovikut.

Atje qëndruan fshehur me shpresën që të humbitnin gjurmët për policinë, por sapo kanë filluar të lëvizin ranë në pritën e saj. Tre autorët e braktisën drogën e destinuar për në Greqi, në fshatin Pobickë të Leskovikut sapo konstatuan se po ndiqeshin nga policia. Por, pasi kanë qëndruar 2 ditë në pyll kanë dalë nga vendi ku ishin fshehur, me mendimin se policia ishte larguar dolën nga zona. Në tentativë për të udhëtuar drejt rrugës nacionale ata janë prangosur nga policisë. Të arrestuarit me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim janë Enrik Cakaresto, 18 vjeç, Adiol Braho, 20 vjeç dhe Sotir Zoto 24 vjeç, të tre banorë të Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›