E ardhmja e Ballkanit Perëndimor
• Zef Mazi*
Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 Shkurt 2008, pas 10 vjetësh nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, duke e privuar Beogradin nga ushtrimi i autoritetit të tij në Kosovë. Shpallja e Pavarësisë vijoi me njohjen e saj nga shumica e vendeve dhe demokracive më të mëdha në botë, me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Italinë, Austrinë dhe pjesën më të madhe e shteteve të Bashkimit Evropian, të gjithë duke ofruar njohje formale për Kosovën si shtet sovran, shembull që vijoi të ndiqet nga shtete të tjera në mbarë globin.
Njohja formale e Kosovës nga shumë qeveri demonstron besimin e gjerë që ekziston se të drejtat e njeriut në Kosovë dhe stabiliteti i rajonit do të jenë të siguruara vetëm në rast se Kosova do të çlirohej nga regjimi serb. Ata janë të sigurt se një Kosovë e pavarur do të jetë burim stabiliteti, paqeje dhe prosperiteti për Kosovën, Serbinë, Ballkanin dhe Evropën në tërësi. Veprimi i ndërmarrë nga Parlamenti i Kosovës ishte në të njëjtën kohë i logjikshëm dhe i ligjshëm, pa shkaktuar dhunim të ligjit ndërkombëtar.
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet administratës së përkohshme të OKB-së, e ndihmoi Kosovën të ndërtojë institucionet e veta të vetëqeverisjes dhe siguroi që autoriteti i OKB-së të kalojë në mënyrë progresive drejt këtyre institucioneve. Ai gjithashtu ndihmoi në thjeshtimin e procesit të vendosjes për statusin e ardhshëm të Kosovës, duke patur parasysh Marrëveshjen e Rambujesë, e cila specifikonte që marrëveshja duhet të bazohej në vullnetin e popullit të Kosovës. Rezoluta 1244 e ka specifikuar qartë se autonomia substanciale brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, e cila në fakt ka pushuar së ekzistuari, ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme “në pritje të zgjidhjes përfundimtare”. Ajo nuk vendoste as kufizime në qëllimin e kësaj zgjidhjeje për statusin, as paravendoste apo kufizonte statusin përfundimtar. Propozimet e të Dërguarit Special të OKB-së për pavarësi të mbikëqyrur, u pranuan gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe u përqafuan nga populli dhe përfaqësuesit e Kosovës, si e vetmja rrugë e sigurt/pranueshme përpara.
Pavarësia e Kosovës solli lirinë e dy milionë shqiptarëve të Kosovës. Ata kanë vuajtur për afro 100 vjet shtypje dhe tirani të paprecedentë; brutale dhe masive, dhunim të tejzgjatur dhe të programuar të të drejtave kombëtare dhe të njeriut nga makineria shtetërore serbe. Në një incident tejet të tmerrshëm, në vargun e skenave nga viti 1940 deri më 1999, rreth një milion burra, gra dhe fëmijë u larguan nga Kosova nën grykën e pushkës dhe në turma u dërguan me trena në Shqipëri dhe Maqedoni. Serbia e ka humbur shumë kohë më parë të drejtën morale për të sunduar mbi popullin dhe territorin e Kosovës. Pavarësia ishte vonuar së tepërmi.
Pavarësia e Kosovës i vuri vulën përfundimit e shpërbërjes jo konsensuale, por të dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila ka filluar në Kosovë dhe përfundoi në Kosovë. Ajo shënoi mbarimin, edhe de jure, të një epoke dominimi – sundimi i fundit i mbetur i një kombi mbi një tjetër në Evropë. Liria është e bukur. Ajo sjell forcë në identitetin e popullit të Kosovës, dhe do mund të çlirojë energjitë e tij. Kjo erë e re mund ta ndihmojë Serbinë dhe popullin e saj që, më në fund, të çlirojë veten nga mitet e së shkuarës së largme, të jetojë realitetin dhe të marrë rrugën demokratike të reformave që do ta çojë në integrimin evropian. Pavarësia e Kosovës do ta begatojë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi.
Të kundërshtosh pavarësinë e Kosovës, do të thotë të ruash destabilizimin dhe pasigurinë brenda kufijve të unifikuara të Evropës. Kjo nuk është në interes të shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë, rajonit tonë dhe, sigurisht, Evropës. Pavarësia e Kosovës hap perspektiva të gjera dhe pozitive për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Këshilli i Evropës dhe përfaqësuesit e tij të lartë, e kanë bërë të qartë vazhdimisht këtë gjë. E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, sikundër ajo e të gjithë Ballkanit Perëndimor, shtrihet në strukturat evropiane të NATO-s dhe BE-së dhe jo gjetiu.
Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol të përgjegjshëm dhe konstruktiv në arenën ballkanike. Zëri i saj i moderuar evropian, përqasja e saj e kujdesshme dhe e balancuar ndaj çështjeve të ndjeshme dhe të komplikuara si rasti në fjalë, strategjitë solide dhe të mirëcaktuara kanë dhënë rezultate të mira. Ajo do të ofrojë të gjithë asistencën dhe mundësitë për të ndihmuar popullin e Kosovës, shtetin më të ri në Evropë dhe botë, që të rrisë dhe forcojë shoqërinë dhe institucionet e saja demokratike. Ne kemi besim se e njëjta gjë do të bëhet edhe nga fqinjët e tjerë të Kosovës.
Bashkimi Evropian ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm deri tani. Ai do të vijojë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen, përfshi këtu, me shpresë, përpjekje të shumëfishta për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që këto vende po vazhdojnë të ecin përpara me reformat e nevojshme dhe me plotësimin e kritereve. Nuk ka arsye të forta përse mos të përshpejtohet procesi i integrimit. Sa më parë të bëhet, aq më mirë do të jetë. Nuk ka alternativë tjetër.
*Ambasadori i Shqipërisë në Angli