Pranga çiftit të superhajdutëve
• Policia e Gjirokastrës prangos drejtuesit e një grupi grabitësish endacakë, që kanë bërë “kërdinë” në banesa dhe objekte të tjera private, në jug apo dhe Shqipërinë e Mesme.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Specialistët e sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale të Policisë, kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shtetasit Hysmet Daja, 43 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Rolanda Abazaj, 24 vjeçe, të dy nga Laçi. Arrestimi i tyre është kryer pas një pune të gjatë operacionale me shtrirje në të gjitha rrethet e vendit, ku u arritën të kapeshin në orët e para të së shtunës në qytetin e Laçit. Uniformat blu të Gjirokastrës janë vënë në ndjekje të dy keqbërësve, të cilët kanë qenë edhe tutorët e një adoleshenti nga Korça dhe kanë arritur t’i prangosin, duke siguruar informacione infiltruese nga të afërmit e tyre në Laç. Çifti së bashku me Saleo Stojanin 17 vjeç, nga Korça, së fundi dyshohen se janë autorët e vjedhjes së banesës së shtetasit Islam Buçi në Gjirokastër, majin e vitit të kaluar. Dëmi i konstatuar nga i zoti i banesës është vlerësuar 2.3 milionë lekë, të cilat i mbante në një kasafortë në katin e parë të shtëpisë. Sipas policisë, pasi është grabitur sasia e të hollave, tre grabitësit janë larguar në drejtim të Tiranës. Si Daja dhe e shoqja e tij, Abazaj, e kanë përdorur 17-vjeçarin Saleo Stojani për kryerjen e mjaft grabitjeve në banesa të ndryshme, duke i dhënë atij të holla minimale. Afro 100 mijë lekë të reja ishte “shpërblimi” për adoleshentin për grabitjen e 23 milionë lekëve të vjetër në banesën e Islam Buçit në Gjirokastër. Grabitësi adoleshent aktualisht ndodhet i arrestuar në Burgun 313 Tiranë, për vjedhje të disa banesave dhe disa lokaleve në qytete të ndryshme si Tiranë, Kavajë, duke llogaritur edhe grabitjen e banesës në Gjirokastër. Saleo Stojani sipas policisë është një endacak, i cili nuk jetonte me familjen e tij, por endej nëpër qytete duke realizuar vjedhje të ndryshme. Duke shfrytëzuar shkathtësinë e adoleshentit për realizimin e mjaft grabitjeve pa lënë gjurmë, si dhe mungesën e kujdesit prindëror, bashkëshortët e arrestuar Hysmet Daja dhe Rolanda Abazaj, e përdornin djaloshin hajdut për të realizuar vjedhje të ndryshme, duke u bërë tutorë faktikë të tij.