FEVZO U KRY!
• Arian ÇANI
Do t’i kisha humbur ato momente live nga Bukureshti, sa solemne aq dhe groteske, sikur celulari im të mos bombardohej nga sms-të e disa miqve të tij: “Kape Fevzon kape, kape… kape Fevzon, kape…”. Tmerr…! Nuk doja t’i besoja syve tek e shihja që ishte aq patetik sa gati i ishin mbushur sytë me lot. Me të njëjtin mallëngjim dhe patetizëm që e pashë të transmetonte nga Prishtina ditën e pavarësisë së Kosovës, u shfaq dhe të enjten në ekranin e tij, nga pallati i Çausheskut në Bukuresht. Bac, u kry!, raportonte Fevzo nga Bukureshti. M’u duk sikur brohoriste me të madhe: Urraaaaa! Urraaaaa! Fituam! Fituam! Rroftë Doktori! Rroftë NATO! Rroftë Doktori…! Ky është Fevzo ynë. Çfarë patrioti i madh ky Fevzo, ndërsa unë naivi ende nuk e kisha kuptuar.
Besoja më kot se Fevzo ynë ishte një si shumë prej nesh në këtë zanat, që na kanë mësuar të mbajmë gjithsesi një lloj distance nga ngjarja dhe protagonistët e saj për të qenë sa më të besueshëm. Jo, jo… Tek e shihja se në ç’mënyrë transmetonte live nga Bukureshti, e konfirmova më në fund se sa shumë e do Fevzo ynë atdheun tonë. Sa njeri i vockël m’u duk vetja në ato çaste. E përse mos dilja edhe unë live këtë të enjte për t’i thënë popullit të më shikonte me sytë e tij se sa shumë e dua dhe unë atdheun tim?
Sa meskin m’u duk vetja, që edhe atë ditë kaq të madhe dhe historike për Shqipërinë, unë e përjetoja këtë superngjarje nga ekrani, njëlloj si telespektatorët e tjerë… Sa keq, thashë me vete, që nuk përfitova dhe unë nga kjo ditë ku gjithë populli është para televizorit. Do ishte një rast fatlum të rregulloja dhe unë pak imazhin tim para ca njerëzve që më kanë parë si një tip jo sensitiv ndaj qokave të tilla që implikojnë gëzimin e kombit. Më duket se e humba dhe këtë rast… Por, a thua e humba dhe këtë rast? Ndoshta jo dhe aq… Madje fare… Jo vetëm që nuk humba asnjë rast, por bëra aq mirë që nuk dola të enjten e ftesës së NATO-s.
Jo vetëm që nuk e kisha për detyrë, por edhe sikur ta kisha, do mendohesha gjatë para se ta bëja. Madje nuk e di se si kanë guxuar gazetarë të tjerë dhe kanë dalë në ekranet e tyre në një kohë kur vetëm Fevzo ynë ka në këto kohë gjithnjë tagrin dhe meritën të dalë publikisht në raste të tilla, kur bëhet fjalë për qoka të mëdha kombëtare e aq më tepër me sfond ndërkombëtar. Njëlloj si Pandi në politikë. E keni vënë re Pandin këtë javë? Vetëm fliste e fliste, pa kuptuar mirë se çfarë thoshte, po nejse. E rëndësishme është që Pandi fliste. Eshtë gjithnjë gati të flasë dhe të japë konkluzionin e tij Pandi sa herë që bëhet fjalë për luftën në Kosovë. Po, po. Sepse Pandi është i bindur që ajo është lufta e tij. Njëlloj si Fevzo në media. A e patë patetizmin me të cilin transmetonte live të rejat më të fundit nga oborri i Çausheskut? A nuk patët dhe ju, njëlloj si unë, bindjen e thellë se pa kontributin e madh dhe shumëdimensional të Fevzos, Shqipëria nuk do të përfundonte sot këtu ku ka përfunduar pas Gërdecit? D.m.th në NATO? Sigurisht që po.
Lidhjet e nëndheshme të Fevzos me botën e politikës dhe diplomacitë ndërkombëtare, investimi i gjatë dhe sistematik i Fevzos me ambasadorët më me peshë në Shqipëri, informacioni i freskët dhe i bollshëm që di ta sigurojë vetëm Fevzo në zyrat e gjithë kryeministrave shqiptarë ndër vite (me përjashtim të Nanos), e kanë kthyer kështu Fevzon në një fenomen të pashmangshëm dhe aq të domosdoshëm jo vetëm për Doktorin aktualisht, por edhe për faktorët ndërkombëtarë. Miqtë e Fevzos thonë se vetë Solana dikur, por dhe Sheferi që drejton aktualisht NATO-n, janë sistematikisht një herë në muaj në kontakt me Fevzon. Pra? A nuk ia vlen të ndjehemi të gjithë krenarë për Fevzon? Ja sepse Doktori e përfshiu me urgjencë Fevzon në delegacionin zyrtar të Samitit të Bukureshtit.
Para pak ditësh në Itali, më thanë se një këngëtar italian i kishte kushtuar një këngë Berluskonit me një tekst refreni “Meno male che c’e Silvio…” (“Mirë që kemi Silvion të paktën…”) dhe Silvio që e kishte aprovuar me qejf. Nuk e di përse mendja më shkoi direkt e te Fevzo ynë. Sa do kënaqej Fevzo sikur që këtej e tutje njerëzit të thoshin për të: “Meno male che c’e Fevzo…”.
P.S. Nuk do isha kënaqur kaq shumë e frymëzuar të bëja sërish këto radhë për fenomenin Fevzon, sikur vetë Fevzo, të mërkurën në mbrëmje nga Bukureshti, të mos kishte pataksur gjithë dynjanë duke u dërguar këtë sms private, por kaq patetik me tekstin: “U bllokua Maqedonia! Shqipëria kaloi”.
(ariancani@gmail.com)