E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furrtarët: Sot buka 120 lekë

• SARANDE - Ditën e sotme, çmimi i 1 buke normale në furrat e Sarandës do të rritet në 120 lekë.

Vendimi është paralajmëruar nga pronarët e furrave, të cilët e kanë justifikuar me rritjen e çmimeve të lëndëve të para, si: miellit, karburantit, majasë, vajit etj. Sipas furrtarëve, 1 kg miell në Sarandë, blihet me 75 lekë, pasi mielli vjen nga Fieri dhe tek ata vjen me 40 lekë më tepër, rritje kjo që i faturohet transportit apo harxhimeve të tjera. Menjëherë pas këtij sinjalizimi ka reaguar policia tatimore e Sarandës, efektivët e së cilës, të kryesuar nga shefi i tyre, Sokol Muço, kanë organizuar një aksion të gjerë, të shtrirë në dy rrethe, Sarandë e Delvinë. Për këtë ai është shprehur se, nga ana e policisë tatimore, janë kryer kontrolle në dokumentacionin e furrave që kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të bukës dhe është vërtetuar se çmimi i miellit nuk është rritur. Kjo, sipas tyre do të thotë që rritja e re e paralajmëruar e çmimit të bukës rezulton të jetë një spekulim i ri nga biznesi i kësaj fushe.                                     sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›