Frika dështon rekrutimin
• Dështon mbledhja e rekrutëve për ushtarë në Malësinë e Madhe.
MALESI E MADHE/ RITVAN DIBRA
Emigracioni në masë të gjerë te të rinjtë, ngjarja e Gërdecit dhe frika për pasigurinë në repartet ushtarake duket se janë disa nga shkaqet që kanë detyruar të rinjtë e Malësisë së Madhe që t'i thonë jo rekrutimit. Sipas deklarimeve të drejtuesve të sektorit të mobilizimit në këtë rreth, mësohet se deri tani nuk është paraqitur asnjë i ri në zyrat përkatëse për t'iu përgjigjur ftesës për të kryer detyrimin ushtarak. Burime zyrtare bëjnë të ditur se afati i parë i parashikuar për të realizuar grumbullimin e kontingjenteve të parë të rekrutëve ka qenë 3 prilli, ndërkohë që deri në këtë datë asnjë prej tyre nuk e ka bërë me iniciativë këtë hap. Por pritet që në datat 7 dhe 10 prill, të caktuara si alternative, të ketë ardhje të të rinjve për t'u mobilizuar në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Sipas informacioneve të marra nga zyra e rekrutëve në rrethin verior mësohet se nga 6 njësite vendore në rrethin e Malësisë së Madhe, në 5 komuna dhe në Bashkinë e Koplikut rezultojnë të jenë rreth 1100 persona, të moshës 19-27 vjeç, të cilët nuk e kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak sipas ligjit nr. 9047. Kjo situatë ka alarmuar strukturat përkatëse, të cilat kanë nisur të bëjnë analizën e gjendjes. Sipas tyre fletëthirrjet kanë shkuar nëpër shtëpitë e të gjithë të rinjve, madje janë marrë dhe kopjet e këtyre njoftimeve, duke shërbyer kështu si provë se pushteti lokal e ka bërë punën e tij. Ajo që të bën përshtypje nga deklarimet e vetë familjarëve mësohet se, 70% e këtij grupi të rinjsh që janë në listat e rekrutëve, ndodhen në emigracion. Por nga verifikimet paraprake të përfaqësuesve vendorë, rezulton që kjo shifër është më e vogël. Familjarët duket se kanë gjetur këtë thjesht si justifikim për të mos dërguar fëmijët e tyre ushtarë. Verifikimi i listave ka nxjerrë dhe faktin tjetër, se 10 % e të rinjve që kanë emrat për ushtarë janë studentë. Këtu qëndron gabimi i hartuesve të listave, sepse sipas ligjit të rinjtë që ndjekin universitetin nuk thirren në ushtri. Inspektori i degës ushtarake që mbulon rrethin e Malësisë së Madhe, Ramadan Grami ka bërë apel që të gjithë rekrutet që ndodhen në këtë rreth duhet të respektojnë fletë-thirrjet, përndryshe ndaj tyre do merren masa duke i gjobitur dhe duke i penalizuar sipas ligjeve në fuqi. Për këtë është pohuar se po bashkëpunohet me Drejtorisë e Policisë së Shkodrës për të nisur zbatimin e ligjit. Por para se policia të nisë masat ekstreme për refuzim të shërbimit ushtarak, të rinjve u janë lënë afat dhe dy data të tjera: Data 7 Prill dhe data 10 prill. Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar për situatën e pasigurt në të cilën mund të ndodhen fëmijët e tyre. Por nga ana tjetër drejtues të Zyrave të Mobilizimit në Shkodër dhe Malësi të Madhe shprehen se siguria është maksimale dhe nuk ka pse të krijohet situatë paniku. Shumica e të rinjve të zonës së Shkodrës janë të përqendruar në brigadën model të Vaut të Dejës.