E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fitore “e mbytur”

07/05/2005  Sigurisht që ka shumë dyshime në lidhje me qëndrimin e Blerit në zyrën e kryeministrit përgjatë të gjithë mandatit, ndonëse vetë Bler ka këmbëngulur se pikërisht këtë do të bëjë. Sapo të jetë shpërndarë tymi i kësaj beteje elektorale, ky do të jetë padyshim lajmi që do të dominojë politikën dhe median. Ndërkohë, Bleri do të jetë rikthyer në Douning Street – duke i dhënë formë një qeverie të re

Ndoshta konservatorët mund të mos kenë bërë një rikthim të fuqishëm, si ai për të cilin të gjithë ëndërroninh. Por Michael Hauard ishte shumë i lumtur me rezultatin e arritur, aq sa ka deklaruar se partia e tij kishte bërë një hap shumë domethënës drejt rikthimit në pushtet

Toni Bler ka fituar për herë të tretë dhe ka siguruar për veten dhe partinë e tij një vend në histori. Por kryeministri duhet të ketë qartë që, për herë të parë, kjo ka qenë më shumë një fitore “pavarësisht Blerit”, sesa një fitore “prej Blerit”. Fitorja erdhi së bashku me numrin më të vogël të votave fituese të regjistruara ndonjëherë.

Dhe me një mazhorancë të reduktuar së tepërmi si dhe me konservatorët dhe liberaldemokratët që kanë avancuar falë votave të shkëputura prej laburistëve të Tioni Blerit, festimet në Douning Street, zyrat e qeverisë në Londër, kanë për të qenë të shkurtra. Të gjithë sytë tashmë do të fokusohen nga e ardhmja e kryeministrit – dhe tek ajo që shumë besojnë se është e pashmangshme, lënia e stafetës Gordon Braunit, shumë kohë përpara përfundimit të këtij mandati. Fitorja për laburistët ka ardhur pas një nate të mbushur me goditje.

Ardhja e Stephen Tuigg, që vuante humbjen e vendit në parlament, të cilin e kishte fituar në mënyrë aq sensacionale në 1997 prej Michael Portillos si dhe ministres Melanie Johnson, me siguri që i ka shkaktuar dhimbje kryeministrit britanik. Por, me siguri, momenti që e ka tronditur më shumë ka qenë ai i fitores së udhëheqësit të Partisë së Respektit, George Gallouey, kundër Oona King, pas një fushate e cila u bazua thuajse e gjitha tek idetë antiluftë.

Iraku i qëndroi mbi kokë kryeministrit gjatë të gjithë fushatës dhe shumë prej laburistëve mendojnë se vetëm një ndryshim i udhëheqësit të partisë mund të realizojë shkëputjen prej kësaj. Vetë kryeministri e pranoi efektin që ka patur lufta në Irak gjatë fushatës së tij elektorale, gjatë fjalimit të fitores. Ai i bëri njëkohësisht jehonë ideve të shoprehura nga Gordon Braun më parë, ku ai bënte thirrje për të dëgjuar shqetësimet e njerëzve. Ndërkohë, si Michael Hauard, ashtu edhe Charles Kennedy kishin shumë arsye për të qenë të lumtur për rezultatet që kanë arritur në këto zgjedhje parlamentare.

Rikthimi

Ndoshta konservatorët mund të mos kenë bërë një rikthim të fuqishëm, si ai për të cilin të gjithë ëndërronin. Por Michael Hauard ishte shumë i lumtur me rezultatin e arritur, aq sa ka deklaruar se partia e tij kishte bërë një hap shumë domethënës drejt rikthimit në pushtet. Me siguri që do të ketë shumë spekulime në lidhje me planet e tij të lidershipit, por ai ka bërë aq shumë, sa të shmangë kërkesat e menjëhershme për një dorëheqje të tij.

Sido që të jetë, mes konservatorëve ekziston ndjesia që ata nuk dëshirojnë atë lloj dorëheqjeje që bëri Uilliam Hague pas rezultateve të votimit në vitin 2001. Në të njëjtën kohë, zoti Kennedy do të jetë shumë i kënaqur me rezultatin e tij, ndërkohë që këtë herë partia e tij ka marrë ndoshta më shumë vende se kurdoherë, ndoshta që nga koha e Lloyd George. Ai me siguri që e sheh rezultatin si një shenjë e hapave përpara për ambicjen e tij për ta bërë Partinë e Liberaldemokratëve opozitën e vërtetë në vend, në kohë për brezin e ardhshëm.

Pas tymit

Natyrisht, një herë e një kohë, një mazhorancë prej më shumë se 60 vendesh në parlament do të shihej si një sukses i vërtetë për laburistët, madje edhe për konservatorët. Por nuk mund t’i shpëtohet realitetit, që tregon se Bleri tani do ta ketë shumë më të vështirë sesa më parë, për të kaluar përmes parlamentit programin e tij qeverisës.

Dhe e gjithë kjo do të rrisë spekulimet në lidhje me udhëheqjen e tij. Sigurisht që ka shumë dyshime në lidhje me qëndrimin e tij në zyrën e kryeministrit përgjatë të gjithë mandatit, ndonëse vetë Bler ka këmbëngulur se pikërisht këtë do të bëjë. Sapo të jetë shpërndarë tymi i kësaj beteje elektorale, ky do të jetë padyshim lajmi që do të dominojë politikën dhe median. Ndërkohë, Bleri do të jetë rikthyer në Douning Street – duke i dhënë formë një qeverie të re.

Mediat ndërkombëtare: Fitore historike

Shumë gazeta dhe media ndërkombëtare kanë komentuar fitoren e tretë me radhë të Toni Blerit, por këtë herë me një shumicë më të vogël. "Mandati i tretë historik" është titulli në të përditshmen italiane LA STAMPA, por ajo thotë se, megjithatë Toni Bler nuk ishte i bindshëm. E përditshmja franceze LIBERATION thotë se Toni Bler e ka shndërruar politikën e tij në një art, mirëpo ajo sugjeron se me luftën e Irakut, zoti Bler e ka "humbur tragjikisht parajsën e popullaritetit" që gëzonte më parë. Gazeta franceze: Toni Bler po e ngrohë karrigen për yllin e ri të laburistëve, ministrin e Financave, Gordon Broun, të cilin ajo e sheh si kryeministër britanik në pritje.

Ndërsa e përditshmja spanjolle, EL PERIODICO, sugjeron se suksesi ekonomik i Britanisë e shpëtoi Toni Blerin nga disfata si rezultat i humbjes së kredibilitetit për shkak të përpjekjeve të tij për justifikuar luftën në Irak. Mediat arabe gjithashtu i kanë kushtuar vëmendje të posaçme zgjedhjeve për shkak të rolit të Britanisë në luftën në Irak. Nën titullin Fitore e Hidhur, e përditshmja arabe me ndikim, AL HAYAT thotë se fitorja e dobët e zotit Bler ishte një reflektim i përfshirjes në luftën e Irakut.

Gazeta thotë se zoti Bler vepron duke konsultuar vetëm një grup të vogël këshilltarësh dhe duke injoruar partinë apo madje edhe qeverinë e vet. Ndërkohë edhe kanalet e njohura televizive arabe të lajmeve, AL JAZEERA dhe AL ARABIYA kanë konkluduar se përfshirja në Irak ka ndikuar në një fitore më të zbehur të Toni Blerit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›