E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braktiset kopshti, alarm për verdhëz

 

BURREL - Më shumë se 100 fëmijë në Burrel, prej tre ditësh nuk frekuentojnë kopshtin nr.2 në lagjen “Pjetër Budi”. Alarmi për një epidemi të mundshme verdhëze në këtë kopsht ka detyruar prindërit që të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi. Por autoritetet e shëndetësisë, arsimit dhe bashkisë së Burrelit, mohuan një epidemi të tillë. Sipas tyre, alarmi sikur në këtë kopsht ka epidemi verdhëze është i rremë. Mësohet se të premten e kaluar, është konstatuar rasti i një fëmije me verdhëz në këtë kopsht. Autoritetet kanë dezinfektuar të gjitha ambientet, ndërsa u bëjnë thirrje prindërve se nuk kemi të bëjmë me një epidemi. Shefi i higjienës, Xhezmi Dika dhe Drejtori i Zyrës Arsimore Flamur Stafasani, sqaruan se nuk kemi të bëjmë me epidemi, por me raste sporadike të prekjes së fëmijëve të fshatit e qytetit nga verdhëza.            h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›