Shpërthimi në lokal, fajtor punëtori i gazit
KORÇE - Policia e Korçës arrestoi pas shpërthimit të gazit në një lokal në këtë qytet, punonjësin e firmës së gazit. Edvin Mançe, 23 vjeç, i cili ndodhet ende në spital, akuzohet për “shkatërrim të pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive. Mançe mësohet se është punëtor i firmës “Top Gaz” Sh.A. Ai ishte duke rimbushur cisternën e gazit me mjetin bot tip “Benz” me targë KO 7927 A. Gjatë punës për mbushjen e cisternës, 23-vjeçari ka shkelur rregullat e përdorimit të lëndëve djegëse, ku për pasojë është shkaktuar një shpërthim nga vakumi i gazit. Për pasojë u dëmtua vetë Mançe, pronarja, si dhe kuzhinierja e lokalit, ndërsa ambientet e tij u shkatërruan plotësisht. j.gj