E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, kamioncina del nga rruga, vdes 16 vjecari

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Shën Koll, në Lezhë. Një kamioncinë ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në një kanal me ujë. 

Për pasojë ka humbur jetën 16 vjecari me inicialet M.I. Mësohet se 16 vjecari ishte pasagjer në kamionin që drejtohej nga xhaxhai i tij, Ibrahim Idrizi, 48 vjec. Nuk bëhet e ditur nëse palicia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit që shënoi një viktimë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›