Villarreal shkarkon Garridon

Villarreal ka shkarkuar trajnerin Juan Carlos Garrido pas eliminimit të turpshëm nga Copa del Rey pas humbjes 0-2 në shtëpi nga skuadra e ligës së tretë, Mirandes.
“Presidenti i Villarrealit më ka njoftuar për shkëputjen e kontratës dhe ia kam zgjatur dorën duke i thënë se e kuptoj” tha Garrido për mediet spanjolle.
Villarreal, gjendet në pozitën e 17-të në ligë, me golaverazh më të mirë se skuadrat në zonën e rrezikuar, ka njoftuar se ende nuk ka emëruar pasardhësin e Garridos.