E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen lëndimet për Man Utd-in

Manchester United do të jetë pa mbrojtësin Phil Jones dhe mesfushorin Ashley Young për disa javë pas dëmtimit të tyre në fitoren ndaj Fulhamit të mërkurën mbrëma, konfirmoi menaxheri Sir Alex Ferguson.

Strategu skocez bëri të ditur se pret që Young të qëndrojë jashtë fushës për dy ose tre javë ndërsa Jones u dëmtua pasi u qëllua me bërryl nga Clint Dempsey.

“Ndërhyrja ndaj Ashley Young ishte shumë e rrezikshme ndërsa Jones u lëndua pas një goditje me bërryl që nuk mu duk e qëllimshme” tha Ferguson për MUTV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›