Santos mohon kalimin e Neymarit në Barcelonë

Klubi brazilian Santos ka mohuar njoftimet e medieve spanjolle se Barcelona ka siguruar opsionin e parë për transferimin e sensacionit të ri, Neymar.
Sulmuesi 19 vjeq kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën dhe thuhej se gjiganti katalan ka paguar 10 milionë euro për të siguruar opsionin e parë për transferimin e tij.
Por, Santos ka publikuar një komunikatë duke mohuar një marrëveshje të tillë mes klubeve. “Santos dëshiron të theksojë se këto njoftime janë të pabaza e të rreme”, thuhej në komunikatë.