E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisin dhe djegin gomonen,i shpëtojnë prangosjes

27/04/2005  Policia “sekuestron” mjetin lundrues të shkrumbuar

FIER - Një gomone me gjatësi 5 m dhe me një motor shumë të fuqishëm është diktuar nga patrulla e rojës kufitare, e cila ka lajmëruar për lëvizjen e dyshimtë të saj. Pas kësaj,‘pronarët e gomones’ e kanë djegur atë dhe e kanë braktisur, ndërsa janë larguar, duke mos mundur të bien në duart e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të dy ditëve më parë, përgjatë grykëderdhjes së lumit të Vjosës, rreth një kilometra larg Urës së Mifolit.

Sipas shefit të kufirit, Ismet Hazizaj, mësohet se fillimisht u konstatua lëvizje e dyshimtë e gomones nga deti përgjatë lumit Vjosa. Shefi i kufirit pohoi se nuk u arrit të shihej më se në gomone kishte njerëz apo jo, por ai shton se dyshime për ekzistencë të mundshme të tyre ka, ndërsa dihet që të gjitha mjetet motorike lëvizin përgjatë grykëderdhjes së lumit Vjosa me lejen e policisë kufitare. Në të kundërt, pronarët e gomones nuk kanë pasur një leje të tillë, ndryshe nuk kishin pse ta braktisnin e digjnin atë, saktëson Hazizaj.

Ndërkohë të tjera burime të policisë, nuk përjashtojnë që në gomone të mund të ketë pasur drogë ose klandestinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›