Ende në kërkim dy vrasësit e Tahir Breçanit
27/04/2005 Specialët blindojnë Bajram Currin
TROPOJË - Blindohet qyteti i Bajram Currit. Forca të shumta policore, prej të cilave edhe specialët, prej disa ditësh patrullojnë në rrugët e qytetit. Ndërkohë burime të policisë lokale, bëjnë të ditur se ende nuk është rënë në gjurmët e dy të kërkuarve për vrasjen e tre ditëve më parë, të Tahir Breçanit në qendër të qytetit.
Banorët e qytetit, prej dy ditësh janë bërë dëshmimtarë të pranisë së forcave të shumta policore në qytet. Me mjetet e tyre, ata patrullojnë rrugëve, ndërsa ushtrojnë edhe kontrolle në mjete e lokale të ndryshme. Prania tyre është vërejtur pas ngjarjeve më të fundit në Tropojë, ku nuk kanë munguar edhe vrasjet.
Ndërkohë që prezenca e policisë është shtuar, ende nuk ka asnjë person të prangosur si autor i dyshuar i akteve më të fundit, sikurse janë sulmi me granathedhës, breshëritë e armëve të disa ditëve më parë, apo edhe prangosja e autorëve të mundshëm të vrasjes së Breçanit. Policia ka përsëritur dje se janë identifikuar vrasësit, por se ende nuk janë prangosur.