Vret bashkëfshatarin për 1300 metër tokë
27/04/2005 Kolë Lala ka ekzekutuar Pashk Colin pas një konflikti për pronën
LEZHË – Një 56-vjeçar është viktima më e fundit e një konflikti për motive pronësie. Pashk Coli ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë gjahu nga shtetasi Kolë Lala. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 të ditës së djeshme, në lagjen “Gurra”, në periferi të qytetit të lezhës. Vetëm 30 minuta pas vrasjes, uniformat blu të komisariatit të Lezhës kanë bërë të mundur vënien në pranga të autorit 60-vjeçar, i cili është kapur së bashku me armën e krimit. Kolë Lala ka pranuar autorësinë e vrasjes së kryer, si dhe ka zbardhur për policinë të gjithë historinë e konfliktit mes tij dhe viktimës Coli.
Ngjarja
Sipas burimeve zyrtare të policisë së komisariatit të Lezhës, mësohet se dje rreth orës 15.00 në afërsi të lagjes “Gurra”, është qëlluar për vdekje me armë zjarri, shtetasi Pashk Coli. Ky i fundit ka qenë, duke udhëtuar me motorcikletë, kur është përballur me 60-vjeçarin Kolë Lala, me të cilin kishin që prej disa kohësh një konflikt, për pronësinë e një trualli. Mes dy burrave sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka patur sërisht një debat të fundit, pas të cilit shtetasi Lali ka vendosur dhe vetëgjyqësinë, duke e mbyllur me saçme të një arme gjahu. Ai ka drejtuar armën e gjahut shumë pranë trupit të “kundërshtarit”, të tij duke e masakruar me një të shtënë vdekje prurëse.
Pasi ka parë përdhe 56-vjeçarin Coli, autori është larguar me shpejtësi.
Motivi
Vetëm pak minuta pas krimit të ndodhur, ka mbërritur informacioni në policinë e Lezhës. Menjëherë uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, ku mësohet se kanë gjetur të mbytur në një pellg të madh gjaku e në grahmat e fundit të jetës shtetasin Pashk Coli. Grupi i hetimit ka kryer shumë shpejt këqyerjen e vendit të ngjarjes, si dhe ka bërë identifikimin e autorit, i cili ishte larguar në drejtim të paditur. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Lezhës, kanë thënë dje për gazetën “Metropol”, se vetëm 30 minuta pas vrasjes, është bërë e mundur dhe prangosja e autorit. Aksioni për kapjen e tij është drejtuar nga krerët e policisë lokale, të cilët kanë urdhëruar efektivat blu që të rrethojnë zonën e lagjes “Gurra”, ku dhe banonte autori i vrasjes së sapo ndodhur. Sipas të njëjtave burime zyrtare, mësohet se Kolë Lala nuk është gjetur në banesën e tij, por është kapur në flagrancë jo shumë larg shtëpisë, e cila sapo ishte kontrolluar nga policia. Lala bëhet e ditur se është kapur në një rrugicë së bashku me çiften teke, me të cilën kishte qëlluar mbi viktimën e tij. Pas vënies së prangave në duar, 60-vjeçari është dërguar me shpejtësi në qelitë e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Lezhës, ku është marrë në pyetje. Ai bëhet e ditur se e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se konflikti mes tyre ka lindur prej disa kohësh për rreth 1.300 metra tokë, të vendosura në pjesën jugore të fshatit Kodër Mulliri. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, do të jetë radha e prokurorisë së rrethit të Lezhës, që të merret me ndjekjen e mëtejshme të kësaj çështje. Tashmë Kolë Lala duhet të përgjigjet para drejtësisë për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”.
Policia
Pas dërgimit të trupit të viktimës në morg, ku i është bërë autopsia, ai pasditen e djeshme është marrë nga familjarët për t’u dërguar në shtëpi, ku do t’i kryhen dhe ceremonia e fundit mortore. Pashk Coli, mësohet se banonte në fshatin Kodër Mulliri disa kilometra larg Lezhës, pikërisht në fshatin, ku ishte dhe toka për të cilën mes dy familjeve kishte hyrë grindja e pronësisë. Burime zyrtare të policisë kanë thënë dje për gazetën “Metropol” se, pas krimit të kryer për motive pronësie, po mbajnë nën kontroll të dy fiset për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundëshme. Uniforma blu të policisë, si dhe punonjës të sektorit të policisë kriminale, po mbajnë nën vëzhgim pjesëtarët e të dy fiseve derisa të qetësohen disi gjakrat, për të mos patur ndonjë viktimë të dytë.